Studimi: Njerëzit kujdesen më shumë për qentë e tyre sesa për macet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me rrezikun e mërzitjes së adhuruesve të maceve, ekspertët kanë zbuluar se pronarët e qenve janë më të lidhur me kafshët e tyre shtëpiake dhe janë të gatshëm të paguajnë kosto më të larta mjekësore për to. Hulumtimi përfshiu 2,117 njerëz që kanë qen, mace ose të dyja.

Pjesëmarrësve të hulumtimit iu kërkua t’u përgjigjen pyetjeve në lidhje me kujdesin për kafshët shtëpiake dhe lidhjen e tyre me to.

Analiza zbuloi se njerëzit kujdesen më shumë për qentë e tyre sesa për macet në të gjitha vendet dhe sipas të gjitha kritereve.

Pjesëmarrësit e hulumtimit kishin më shumë gjasa të paguanin për sigurimin shëndetësor për qentë e tyre, më shumë gjasa të kërkonin nga një veteriner që të aplikonte të gjitha opsionet e trajtimit kur ishte e nevojshme dhe do të paguanin më shumë për atë trajtim. Megjithatë, kishte edhe dallime të habitshme në qëndrimet midis vendeve. Pjesëmarrësit në studim ishin nga Britania e Madhe, Danimarka dhe Austria.

Edhe pse preferenca për qentë ndaj maceve ishte e vogël në Britaninë e Madhe, në Austri dhe në Danimarkë ishte shumë e theksuar.

Dr.Peter Sandoe, autori i parë i studimit në Universitetin e Kopenhagës, tha: “Ne zbuluam se njerëzit janë të gatshëm të shpenzojnë shumë më pak për macet e tyre sesa për qentë e tyre“.

Por, siç raportohet nga Frontiers in Veterinary Science, autorët e studimit vunë në dukje se mund të ketë ende vende të tjera ku niveli i kujdesit dhe dashurisë për macet është më i lartë./E.Ç

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV