Pikërisht në orën 14.00, kur Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar priste tu mbërrinte Berisha, ai mbajti një kofenerencë shtypi në ambientet e selisë së PD-së, ndërsa në gjykatë u përfaqësua nga avokati Genc Gjokutaj. Senca zgjati pak munuta dhe u tha se do të shtyhej me kërkesë të avokatëve për në orën 18.00, por në fakt u ndodhën para një situate të papritur. Nëpërmjet avokatit të tij, Berisha ka këllzuar në SPAK (Prokurorinë Speciale) për akuzën e shpërdorimit të detyrës gjyqtaren e GJKKO-së Irena Gjoka.
Ishte pikërisht kjo gjyqtare që duhet ti komunikonte masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “bllokim të pasaportës” për Berishën. Ish-kryeministri ka reaguar ashpër duke e quajtur procesin të gjithi politik, por gjithashtu është kapur edhe në pjesën proceduriale e cila ka vend për diskutime. Berisha gëzon mandatin e deputetit dhe më parë se të merrej në mungesë masa “detyrim paraqitje” do të duhet të merrej autorizim nga Parlamenti për ti hequr imunitetin. Kjo nuk ka ndodhur dhe po interpretohet se “nuk është kufizim luirie masa detyrim paraqitje”. Megjithatë shumë jurist të njohur thyeksojnë se si prokuroria ashtu edhe gjykata kanë shkelur procedurat në rastin e Berishës.
Avokati i Sali Berishës Genc Gjokutaj, në një prononcim për gazetarët, ka deklaruar se nga ana e ish-kryeministrit kanë kallëzuar në SPAK gjyqtaren Irena Gjoka, për shpërdorim detyre. “Nga ana e Berishës sot (dje) është bërë kallëzim në SPAK ndaj gjyqtares së çështjes, për shpërdorim detyre, sepse vendimi është në shkelje të Kushtetutës. Kemi kërkuar përjashtimin e Irena Gjokës. Gjykimi është ndërprerë për të shqyrtuar këtë kërkesë. Po presim për vendimin e shqyrtimit për përjashtimin e saj. Ne nuk vijmë këtu që të na jepen dy tre orë dhe të lexohen 2 mijë faqe, ne do presim vendimin e gjykatës dhe procesin me njohjen”, deklaroi ai.
Pikërisht Irena Gjoka është gjyqtarja e çështjes ndaj Sali Berishës, dhe se ka firmosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij, me urdhër të SPAK. Ish-kryeministri Sali Berisha ka refuzuar thirrjen e GJKKO-së për t’u paraqitur në ambientet e gjykatës për ta marrë në pyetje lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
“Është ndryshe kjo, nuk është se unë nuk pranoj të shkoj në Gjykatë. E deklaroj me sinqeritet se unë sa herë të thirrem do të shkoj, Të heqë gjykatësi masën antikushtetuese dhe ta provojë shkoj apo nuk shkoj unë,. Vendosja e kësaj mase pa marrë leje nga Parlamenti është përdhosje e ligjeve, se ka një gjykatëse të papërgjegjshme, vasale të mjerë, nuk ia lejoj vetes që të shkel Kushtetutën. Deputeti të ruajë veten të punojë, por në këtë mënyrë si e bën Rama është republika e kanabisit, e drogës”, tha Berisha.
Berisha kërkon të ngrejë në këmbë
Ish-kryeministri Sali Berisha tha se procesi i iniciuar ndaj tij dhe dhëndrit janë goditje për reformat që ka ndërmarrë Partia Demokratike kur ka qenë në pushtet. Në një konferencë shtypi, Berisha u ndal gjatë tek përdorimi i bonove të thesarit të përdorura për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. “Edi Rama i ka shpallur luftë opozitës. U them demokratëve kudo që janë se me aktin e fundit ai ka shpallur një luftë totale me të cilën ne do t’i përgjigjemi me të gjithë forcën dhe mundësitë tona. Procesi është më politik i këtij shekulli. Në proces nuk është vetëm Sali Berisha dhe familjarët e tij. Në proces janë reformat epokale të Partisë Demokratike, të cilat goditen nga falanga politike krimi. Në një analizë që dëshmon më shumë se çdo gjë tjetër urrejtjen e tyre për reformat e tregut të lirë dhe demokracisë që ka ndërmarrë PD në vite”-tha Berisha. Duke u ndalur ne detaje të dosjes hetimore të SPAK, ku Berisha dyshohet se ka favorizuar dhëndrin e tij që pronën ta përfitojë me letra me vlerë duke ndryshuar ligjin, theksoi se nga ky vendim kanë përfituar shumë qytetarë. “Çdo demokrat duhet të ndjehet krenar me to. Letrat me vlerë janë emetuar në Shqipëri dhe shumicën e vendeve ish-komuniste si një mekanizëm me të cilën synohej që qytetarët të përfitonin diçka nga privatizimi i ndërmarrjeve ku kishin shkri jetën e tyre në sistemin komunist. Ata u përdorën me sukses të madh nga Theçer dhe Argjentinë dhe pastaj u përdorën kudo. Lekët e privatizimit iu dhanë të përndjekurve politik. Ato ishin ekuivalente me lekun”, tha Berisha midis të tjerash. Një ditë pas Birn publikoi një artikull sipas të cilit, Jamarbër Malltezi, me 113 metra katror tokë, përfitoi 5.2 milionë euro, ish-kryeministri Sali Berisha tha se pretendimet janë shpifje dhe se dhëndri i tij mund të kishte përfituar më tej nga pronat. “Kemi të bëjmë me një proces monstruoz politik. Kur Edi Rama me dy skapistë dhe një tjetër vënë në tryezë reformat e suksesshme. Atë vit që janë emetuar bonot ka pasur një rritje ekonomike 8.7 për qind. U them atyre që kapin penën dhe shpifin duke cituar dacibaun e Prokurorisë, vetëm sa baltosni moralin tuaj. Ky djalosh me 113 metër katror doli me 5.2 milionë euro. Gjithçka e bazuar në manipulimin e dokumenteve. Një djalosh tjetër mund të kishte edhe 20% më shumë”, theksoi ai. Gjatë konferencës për shtyp, Berisha u shpreh se në periudhën e emetimit të letrave me vlerë, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama ishte drejtoreshë e privatizimit. “Beteja vazhdon në të gjitha planet. Ata duhet të bëjnë gjyqin e reformave. S’ka paturpësi më të madhe. U bënë letrat me vlerë 1 muaj përpara kur të gjitha familjet kishin paguar 700 mijë euro. Të paktën të lexonte veprat e Lindës që ka qenë drejtoreshë e privatizimit kur janë emetuar bonot dhe shkonte nga kongresi në kongres ku mburrej me to”, theksoi ai./kb