“Jo vetëm Berisha”/ Gazetari zbulon emrin: Ky politikan i lartë mund të arrestohet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Milaim Zeka tha në një intervistë për Euronews Albania se  pas ish-kryeministrit Sali Berisha, në dyert e SPAK do të shkojë ish-presidenti Ilir Meta.

Sipas gazetarit mjaftojnë faktet që janë bërë publike deri më tani, si video-incizimi i bërë nga ish ministri Dritan Prifti, që ish-presidenti Meta të arrestohet, e sipas Zekës, çdo gjykatë perëndimore do e dënonte minimumi me 15 vite burg.

“Jam shumë i bindur 90% se do të vijë ilir Meta. Edhe po ta lëmë SPAK-un mënjanë, ne si gazetarë kemi me dhjetëra fakte që Ilir Metën me sy mbyllur e çojnë para drejtësisë shqiptare.

Mjafton ta merrni dhe ta ritransmetoni çdo fjalim të Berishës në drejtim të Ilir Metës, dhe të Ilir Metës ndaj Berishës, ku i tha në parlament që unë nuk e jap më dorëheqjen për Shkëlzenin, e kam dhënë njëherë.

Merrni edhe video-incizimin e ish-ministrit Dritan Prifti, transmetojeni dhe shikoni se vetëm prej atij video-incizimit, Ilir Meta mund të arrestohet, mund të dënohet dhe çdo gjykatë perëndimore do të dënonte minimumi 15 vjet”,-tha Milaim Zeka./   S.M

Të fundit

Kompanitë më të qëndrueshme në botë – Cilat vende janë mikpritëse për to?

Schneider, një firmë e pajisjeve elektrike me bazë në Francë, është emëruar firma më e qëndrueshme në botë sipas...

VIDEO/ Brenda gojës së peshkaqenit, pamje të jashtëzakonshme

Një grup zhytësish në Bahamas kanë kapur një pamje të jashtëzakonshme brenda gojës së një peshkaqeni, kur një predator kureshtar e gëlltiti kamerën e...

Vrasja e të moshuarit në Kurbin/ Djali i viktimës, autor i masakrës së Mamurrasit

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 67-vjeçarit Dod Mamli, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri...

Nga 1 marsi, shqiptarët e Kosovës të barabartë në drejtimin e makinës me austriakët

Ambasada Austriake në Prishtinë ka njoftuar se që nga 1 marsi 2025, patentat e Kosovës të të gjitha kategorive do të jenë të barabartë...

‘Berisha është kartë e djegur’, Çupi: Në Athinë ‘ushqeu’ qarqet nacionaliste greke

Analisti Frrok Çupi ka komentuar takimin e kryedemokratit Sali Berisha me emigrantët shqiptarë në Athinë, duke e cilësuar atë si një ushqim të qarqeve...

Lajme të tjera

Web TV