Tragjedia e Gërdecit/ Dëshmon punëtori: Mbikëqyrësi na kishte porositur që të…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zbardhet dëshmia e një prej dëshmitarëve të Gërdecit në GJKKO. Ndue Nikolla i cili punonte në fabrikën e demontimit për të çmontuar predhat ka deklaruar se pasi hiqnin kokat e predhave baruti futej në thasë dhe dërgohej me karroca në magazinë. Nikolla thotë se ish-mbikëqyrësi Sokol Ngjeci i kishte porositur që të bënin kujdes pasi kishte rrezik. Ai ka dëshmuar se atë ditë i është djegur 40% e trupit, ndërsa 7 të tjerë që ishin me të kanë humbur jetën.

“Unë isha punëtor i thjeshtë punoja me predhat 100 mlm. Predhat i çmontonim duke e futur predhën tek betoni që ishte bërë posaçërisht për atë punë. E lëvizja dy tre herë dhe shkëputej koka e predhës nga pjesa tjetër baruti futej në thasë dhe me karrocë e dërgonim tek magazina. Sokol Ngjeci na kishte porosit që të bënim kujdes pas kishte rrezik. Ka pas fikse zjarri, raste të tjera ku ka rënë zjarr nuk kam parë. Ditën e  ngjarjes kam parë zjarri kam tentuar të largohem jam djeg 40% kur më kanë hipur në helikopter për të më dërguar jashtë ishim 8 veta. 7 të tjerët humbën jetë unë shpëtova”, ka dëshmuar ai.

Po ashtu sipas dëshmisë që ai ka dhënë në korrik të 2008 ka qenë specialist dhe jo punëtorë i thjeshtë. Avokati kundërshtoi dëshminë ndërsa gjykata e pranoi.

Dorian Matlia e pyeti nëse e kujton Qemal Memën? Nikolla tha se e kujtonte, që kur ka rënë zjarri ai tentoi me fiksen të të shuante flakë. “Mesa kujtoj kam parë dhe disa të tjerë por zjarri ishte i madh. Fatmir Mediun se njoh e kam parë vetëm në televizor”, tha ai./E.T

Të fundit

Tensioni i syrit, shkaqet, shenjat dhe kur duhet të shkoni patjetër te mjeku

Sytë janë të brishtë e të rrezikuar nga një sërë problemesh shëndetësore që shkaktojnë dhimbje e probleme me shikimin....

“Rama ka nja 25 vite që përfiton…” Agron Shehaj reagon për sulmet e PD dhe PS

Procesi i numërimit të votave po shkon drejt përfundimit në të gjithë zërat e tij, teksa ka përfunduar për partitë dhe po vijon për...

Presidenti i Komisionit Europian: “Na besoni, ju duam në BE!”

Presidenti i Komisionit Europian, Antonio Costa, theksoi edhe njëherë vendimin e BE-së për zgjerimin e pakthyeshëm në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo...

Sherri në Kashar, zbulohet çanta me para në një makinë pranë KZAZ-së

Një incident i rëndë ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, në KZAZ nr.30, ku Sekretari i Komisionit Zonal të...

“Shokët” e burgut votojnë Ilir Metën, fiton shumë vota te “313”-ta

Ndërsa ndodhet i paraburgosur në Burgun 313, Ilir Meta ka qenë njëkohësisht edhe kandidat në listën e hapur të koalicionit opozitar. Ai ka marrë një...

Lajme të tjera

Web TV