Eksperti amerikan: Koronavirusi mund të bëhet ciklik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, eksperti Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive, tha se provat që virusi mund të bëhet ciklik dhe të rikthehet me stinën po shfaqen në hemisferën jugore.

“A do të kthehet kjo ndoshta në diçka ciklike, sezonale? Gjithmonë kam shprehur mendimin se kjo ka shumë mundësi të ndodhë. Sepse kemi filluar të shohim në Afrikën Jugore dhe në vendet e hemisferës jugore, shfaqjen e rasteve me koronavirus, raste që po shfaqen ndërsa këto zona kalojnë në stinën e tyre të dimrit,” tha eksperti imunolog.

“Çfarë do të thotë kjo për ne? Kjo thekson nevojën për të bërë atë që po bëjmë në zhvillimin e një vaksine, testimin e saj të shpejtë për ta patur gati për ciklin tjetër. Përveç kësaj, të kemi një listë barnash që kanë treguar se janë të efektshme dhe të sigurta”. Për shumicën e njerëzve, koronavirusi i ri shkakton simptoma të buta, si ethe dhe kollë që shërohen për dy deri në tre javë.

Tek disa, veçanërisht të moshuarit dhe njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, ai mund të shkaktojë sëmundje më të rënda, si pneumoni dhe deri vdekjen.

Të fundit

KLGJ mbyll pa vendim procedimet ndaj tre gjyqtarëve të shkarkuar

Nga Edmond Hoxhaj Procedimet disiplinore të inicuara nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë në Këshillin e Lartë Gjyqësor për tre...

Lufta e Putin po nxit stagflacionin rus

Ndërsa Rusia vazhdon të tregojë qëndresë, sinjalet në të gjithë ekonominë e saj janë alarmuese: inflacioni po rritet dhe mungesa e fuqisë punëtore dhe...

Cilat janë bankat e reja që do hyjnë në Shqipëri?

Prej 19 vitesh, në Shqipëri nuk është licencuar asnjë bankë e re. Por këtë vit, duket se një bankë e huaj ka shfaqur interes...

Çfarë tregton Shqipëria jashtë vendit?

regtia e jashtme e Shqipërisë për vitin 2024 ka shënuar zhvillime interesante me ndryshime në vlerat e mallrave të eksportuara dhe importuara krahasuar me...

Eksperti i Kriminalistikës: Ka dyshime që Talo Çela mund të jetë vrarë dhe zhdukur

Talo Çela, mund të jetë vrarë dhe zhdukur”, kështu është shprehur eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Real Story” në...

Lajme të tjera

Web TV