Liverpool mposht me lehtësi Nottinghamin, Aston Villa e “pathyeshme” në shtëpi

Liverpooli ruan vendin e katërt në Premier League falë fitores së thellë 3-0 përballë Nottinghamit në kuadër të javës së 10-të.

“The Reds” e hipotekuan praktikisht suksesin që në pjesën e parë falë golave të Diogo Jotas dhe Darëin Nunez, të cilët e tundën rrjetën respektivisht në minutat 31’ dhe 35’. Në pjesën e dytë e gjeti golin edhe Salah.

Fitore e lehtë edhe për Aston Villan, 3-1 përballë ekipit të sapongjitur në elitën e futbollit anglez, Luton. Për ekipin nga Birminghami realizuan McGinn në pjesën e parë dhe Dyaby sapo nisi e dyta. Autogoli i Lockayer në të 62-tën i i shifrat në 3-0, ndërsa në të 83-tën realizoi autogol edhe Martinez për rezultatin përfundimtar 3-1.