Nuk përballon dot më shpenzimet e familjes! Ja vendimi që ka marrë Alec Baldwin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori i famshëm, Alec Baldwin dhe bashkëshortja e tij, Hilaria Baldwin, janë duke menduar që për fansat të zbulojnë më shumë rreth përditshmërisë së tyre.

Këtë e zbuloi aktori gjatë podkastit “Let’s Talk Off Camera i SiriusXM”, me prezantuesen Kelly Ripa.

Sipas Alec, ai dhe gruaja e tij mund të sjellin një reality show. Aktori dhe Hilaria kanë 7 fëmijë së bashku.

“Gjithçka ka të bëjë me familjen time. Unë jam përpjekur vërtet në vitet e fundit, një herë kishim pesë dhe më pas gjashtë dhe më pas shtatë fëmijë. Nuk mund të shkoj askund për një kohë të gjatë. Në kohët e vjetra hipja në një aeroplan dhe shkoja në Los Angeles. Ishte e lehtë të merrja avionin dhe të shkoja… Tani më duhen 11 bileta avioni, dado, fëmijët, gruaja ime. Ata nuk kanë as 11 vende në seksionin e klasës së biznesit të avionit”, tha aktori i famshëm.

Disa vite më parë, Alec solli të gjithë familjen e tij në Los Angeles, ndërsa ai ishte atje duke punuar. Përfundimisht, ai e kuptoi se nuk do të mbulonte dot as me rrogën e tij shpenzimet e bëra nga ai dhe familja.

“Reality show që po mendojmë është një në mënyrë që ne të mund të punojmë nga shtëpia”, u shpreh Baldwin.

Ndërkohë bashkëshortja e aktorit, Hilaria Baldwin ka folur së fundmi për diferencën 26-vjeçare me të shoqin e saj 64-vjeçar.

Gjatë episodit të parë të podkastit të saj të ri “Witches Anonymous”, Hilaria zbuloi se i ka paragjykuar shumë çiftet që kishin diferenca të mëdha në moshë.

38-vjeçarja tha se shpesh e gjente veten duke vënë në pikëpyetje qëllimet e njerëzve dhe supozonte se dashuria mes një partneri më të vjetër dhe më të ri nuk ishte e vërtetë. Hilaria pranoi se mentaliteti i saj ndryshoi pasi gjeti Baldwin, me të cilin është i martuar që nga viti 2012./E.Ç

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV