Grabitet tualeti i arit me vlerë 5 mln paund nga ekspozita e pallatit britanik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katër burra janë akuzuar për vjedhjen e një tualeti prej ari 18 karatësh nga një pallat në Anglinë jugore në vitin 2019, tha Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës Britanike (CPS).

Tualeti plotësisht funksional, i vlerësuar në 4.8 milionë £ (5.9 milionë dollarë), ishte pjesë e një ekspozite të artistit konceptual italian në Pallatin Blenheim, një atraksion i madh turistik dhe vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS) tha se James Sheen, 39 vjeç, u akuzua për vjedhje dhe transferim të pasurisë së përfituar nga krimi.

Sipas Reuters, tre të tjerë janë akuzuar, Michael Jones, Fred Dow dhe Bora Guchuk, gjithashtu në të 30-at e tyre.

Në momentin e vjedhjes, policia njoftoi se hajdutët kanë hyrë në pallat me dy automjete pak para orës 5 të mëngjesit.

Pallati Blenheim, vendlindja dhe shtëpia stërgjyshore e kryeministrit britanik dhe komandantit të kohës së luftës Winston Churchill, tha në vitin 2019 se tualeti i vjedhur ishte ekspozuar më parë në Muzeun Guggenheim të Nju Jorkut./e.t

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV