Moti i keq ‘pushton’ sërish vendin, ja çfarë pritet të ndodhë në orët në vijim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një front atmosferik, i fuqishëm dhe i pasur me lagështi do të përshkojë të mërkurën territoret tona dhe rrugës do të kushtëzojë reshje të dendura shiu sidomos në Kosovë dhe pjesë të Shqipërisë.

Shiu do të fillojë në Mal të Zi sonte dhe do të zgjerohet drejt veriut të Shqipërisë ku edhe në Kosovë mund të zhvillohet ndonjë rigë ose rrebesh i shkurtër shiu. Gjatë natës vranësirat do të shtohen dhe dendësohen ndërkohë që fronti përparon përmes Shqipërisë dhe Kosovës. Në Shqipëri pritet rrebeshe lokale intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë, ndërsa në Kosovë reshje shiu.

Fillimisht edhe në Kosovë ose Dukagjin mund të ketë ndonjë shkarkesë atmosferike ose bubullimë, ndërsa reshjet më tej vazhdojnë në formë shiu. Herë pas here (në intervale të herëpashershme kohore) priten reshje të dendura shiu aq të nevojshme për tokën e Republikës së Kosovës.

Reshjet shiu do të ketë që nga Mali i Zi e deri në Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës. Fronti i ftohtë atmosferik do të kalojë dhe të mërkurën vonë dhe në fillim të së enjtes do të pasojë përmirësimi gradual i motit. Reshjet do të pushojnë dhe do të pasojë kthjellimi i pjesshëm i motit.

E enjta do të karakterizohet me mot pa reshje atmosferike, me intervale me diell dhe vranësira lokale. Të premten rikthehen reshjet e shiut, fillimisht në disa zona në Shqipëri, Dukagjin dhe Mal të Zi, pastaj vonë pasdite ose në mbrëmje edhe në Kosovë, Luginë dhe Maqedoninë Veriore./e.t

Të fundit

Krimi Zgjedhor/ Prokuroria e Përgjithshme bën bilancin: 107 kallëzime, 7 të arrestuar

Prokuroritë pranë gjykatës së shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, deri në datën 22.05.2025, në lidhje me veprat...

A e dinit se kafja me stomak bosh rrit stresin dhe ankthin?

Çdo mëngjes, miliona njerëz në mbarë botën zgjohen dhe shkojnë drejt e në kuzhinë për të mbushur veten me një filxhan kafe; me shpresën...

Sot hapet tuneli i Llogarasë/ Deri më 15 shtator pa pagesë

Sot hapet tuneli i Llogarasë, i cili përgjatë gjithë sezonit turistik do të jetë i aksesueshëm nga mjetet. Kjo vepër shkurton distancën drejt bregdetit të...

Britanikja ‘Express’/ Tirana, kryeqyteti i bukur evropian, zgjedhja ideale për turistët

Kryeqyteti i Shqipërisë së bukur është një nga opsionet më të përballueshme për pushime në qytet dhe një zgjedhje fantastike për ata që kërkojnë...

“Si s’u morëm njëherë vesh, mor burrë”/ Si e kam njohur unë Artan Lamen

Nga Ylli Manjani Nuk shkruajta dje, me shpresën se mos Zoti do bënte mrekullinë e dytë – pas asaj të parës në vitin 2016 –...

Lajme të tjera

Web TV