Patrick Dempsey shpallet mashkulli më tërheqës për vitin 2023

Patrick Dempsey është shpallur “Mashkulli më seksi i vitit 2023” nga People. Për aktorin 57-vjeçar, i njohur për publikun e gjerë për rolin e Derek Shepherd në “Grey’s Anatomy”, kjo është hera e parë që triumfon përballë shumë kolegëve që kanë marrë disa herë njohjen simbolike.

Në një intervistë për revistën ai vetë ka bërë shaka për këtë vonesë në fitimin e “titullit” që me kalimin e viteve ka kurorëzuar kaq shumë yje të Hollywood: “Kur e mora vesh u trondita plotësisht, dhe më pas fillova të qesh, ishte sikur: “Është një shaka, apo jo?” Unë kam qenë gjithmonë “shoqëruesja e nuses”! E harrova plotësisht dhe nuk e kisha menduar kurrë se do të isha në këtë pozicion, kështu që egoja ime është në rregull.”

I publikuar edhe në videon që revista ka postuar në rrjetet sociale ai thotë: «Unë jam mashkulli më seksi në botë. Për dhjetë vitet e ardhshme”.

Asnjë rol dytësor këtë herë, ish-doktor Strangelove ia doli, edhe pse për fansat vendi ishte tashmë i tij për gati njëzet vjet, që kur debutoi në dramën e famshme mjekësore. “Jam i lumtur që ndodhi në këtë moment të jetës sime ,” tha Dempsey duke folur për “People”: “Është bukur të kesh këtë privilegj, kjo më jep mundësinë për ta përdorur atë për diçka pozitive.” Nga ky këndvështrim, Dempsey është shumë i përfshirë në punën sociale përmes Qendrës së tij “Dempsey”, e themeluar në kujtim të nënës së tij që vdiq nga kanceri.

Në dhjetor do ta shohim te “Ferrari”, në rolin e pilotit Piero Taruffi, përkrah Adam Driver në atë të themeluesit të skuadrës së Maranellos.

Për të, një entuziast i garave dhe themelues i Dempsey Racing, ky rol ishte një argëtim i vërtetë, edhe pse sot ai nuk garon më në jetën reale pas daljes në pension, pas dhjetë vitesh adrenalinë, në vitin 2016, mbi të gjitha për t’u fokusuar te familja. Megjithatë, pasionet e tij nuk e braktisin kurrë dhe në set ai mund të përjetojë ende emocionin e shpejtësisë në pistë./E.Ç