Smogu toksik “pushton” Pakistanin, mijëra të sëmurë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Smogu toksik ka “pushtuar” lindjen e Pakistanit duke bërë që mijëra persona të sëmuren.

Autoritetet janë detyruar të mbyllim disa qytete për gjithë javën.

Smogu në qytetin e dytë më të madh pakistanez, Lahore, është rritur në nivele të rrezikshme.

Qeveria provinciale e Punxhabit ka urdhëruar që shkollat, zyrat, qendrat tregtare dhe parqet në tri qytete, përfshirë Lahoren, të mbyllen deri të dielën.

Provinca Punxhab e Pakistanit është në kufi me shtetin indian me të njëjtën emër.

Është raportuar se edhe veriu i Indisë është duke vuajtur prej ndikimit të smogut toksik.

Disa banorë të Lahores kanë thënë për transmetuesin britanik BBC se atmosfera e tillë toksike është bërë e shpeshtë dhe u ndikon në shëndet dhe aktivitetet e tyre ditore.

“Më duket se kjo atmosferë helmuese është bërë pjesë e jetës sonë”, ka thënë shitësi Ameer Hamza, puna e të cilit ka të bëjë me bartje të mallrave me motoçikletë në pjesën më të madhe të ditës.

Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj smogut mund të çojë në dëmtime shëndetësorë, përfshirë edhe kancerin më mushkëri.

Disa ekspertë besojnë se djegia e fushave, për t’i përgatitur për sezonin e ri të t mbjelljeve është shkaktari kyç i ndotjes së ajrit./E.T

Të fundit

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Çmimet e larta në Mal të Zi, konsumatorët bojkotojnë dyqanet

Qytetarët në Mal të Zi, në shenjë proteste për shkak të çmimeve gjithnjë e më të larta, bojkotuan rrjetet tregtare, supermarketet, farmacitë dhe dyqanet e...

Lajme të tjera

Web TV