Rama: Buxheti i vitit 2024 mbështet zgjerimin e ekipeve sportive në shkolla

Buxheti i vitit 2024 për arsimin dhe sportin do të mbështesë zgjerimin e ekipeve sportive në shkolla.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga “Shkolla e Kuqe”, ku ekipet sportive të volejbollit e basketbollit, si dhe klubet e shkollës për shah, boks e disiplina të tjera, ofrojnë për nxënësit mundësi të shkëlqyera për të zhvilluar aftësitë e tyre, si pjesë e lëvizjes sportive në shkolla.

“Me buxhetin 2024 do të mbështesim zgjerimin e ekipeve sportive në disiplina të ndryshme, për të inkurajuar talentet sportive të nxënësve tanë, që janë krenari e shkollave dhe të gjithë komunitetit”, u shpreh Rama.

Në gjithë shkollat e vendit janë mbi 10 mijë nxënës, 700 skuadra dhe mbi 400 trajnerë të angazhuar në këtë lëvizje të madhe sportive në shkolla.   /   S.M