Ushqimet që largojnë nepsin për të ëmblat dhe karbohidratet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një nga gjërat më të vështira që mund të bëni kur mbani një dietë apo qoftë edhe në jetën tuaj të përditshme është frenimi i nepsit të tepërt.

Në veçanti njerëzit gjatë ditës për të kënaqur shqisat dhe për tu ndjerë më të lumtur kërkojnë të konsumojnë të ëmbla apo karbohidrate ku futen brumrat dhe yndyrnat.
Edhe pse mund ta dini se këto ushqime janë të dëmshme sërish e sërish i kërkoni e i bëni pjesë të dietës tuaj.
Për këtë mund të gjeni një zgjidhje më të lehtë nga sa mendoni.

Avokado

Të mbushura me shumë minerale, vitamina E dhe yndyrna omega 3, avokadot janë një nga ushqimet më të shëndetshme për tu konsumuar në çdo kohë të ditës.
Mund t’i konsumoni ashtu siç janë duke i hedhur vetëm pak kripë dhe piper apo t’i shtoni tek sallata.

Vaji i kokosit

Mjafton të zëvëndësoni sheqerin me vaj kokosi dhe dëshira për të konsumuar ushqime të pashëndetshme do të largohet.
Kjo për shkak të yndyrnave të shëndetëshme që vaji i kokosit mban.
Në këtë mënyrë do të mund të rregulloni jo vetëm peshën tuaj, por edhe metabolizmin i cili punon më mirë kur i jepni për të tretur yndyrna të shëndetshme dhe jo sheqerna.

Arra

Të konsumosh arra e në përgjithësi çdo lloj arrori mund t’ju mbajë larg veseve të të ngrënit të ëmbla apo karbohidrate.
Në këtë mënyrë do të ndiheni më të ngopur me ushqime të shëndetëshme, por zgjidhni gjithnjë ato natyrale pa kripë dhe përbërës të tjerë.

Karrota dhe selino

Selinoja dhe karrotat janë të mbushura me fibra ushqyese të cilat mbushin stomakun dhe largojnë nepsin.
Konsumojini ato me një gotë çaj, shtojini në sallatë apo siç janë sa herë që t’ju hahet diçka.

Lexo edhe :  Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Pini ujë

Megjithëse teksnikisht nuk futet tek ushqimet, uji është një mënyrë shumë e mirë për të larguar urinë e panevojshme.
Mjafton të konsumi sasinë e duhur të ujit në një ditë, rreth 8 gota dhe ndjesia e urisë do të largohet./E.Ç

Të fundit

​Popullsia e Spanjës rritet në mbi 49 milionë falë emigracionit

Instituti Kombëtar i Statistikave i Spanjës (INE) ka bërë të ditur se popullsia e vendit për herë të parë...

Apple do të bashkëpunojë me Alibaba për të ofruar shërbime IA në Kinë

Apple do të bashkëpunojë me Alibaba për të ofruar shërbime të Inteligjencës Artificiale në Kinë, ndërsa kjo e fundit do ta ndihmojë të përdorë...

FOTO/ Pas sherrit në seancë, deputetët e PD-PS relaksohen jashtë, batuta me njeri tjetrin

Sot seanca parlamentare ka qenë e ngarkuar me tension, teksa në Kuvend u fol edhe për arrestimin nga SPAK të kryebashkiakut të Tiranës, Erion...

Shfaqen “krisjet” e para në horizont, lojtarët e United në dyshim mbi skemat e Amorim

Yjet e Manchester United kanë vënë në dyshim nëse trajneri Ruben Amorim duhet të ndryshojë sistemin e tij të lojës. Trajneri portugez ka aplikuar...

U kapën me kokainë me vlerë 100 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shqiptarë, 30 dhe 40 vjeç, janë arrestuar në Itali pasi u kapën me 1 kg kokainë që kapte vlerën 100 mijë euro. Dy shqiptarët...

Lajme të tjera

Web TV