Lançohet sezoni i fundit i ‘The Crown’ në Los Anxhelos

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i fundit i ‘The Crown’ u lançua në Los Anxhelos mbrëmjen e së dielës  me shumicën e aktorëve të pranishëm, pasi greva e aktorëve të Hollivudit përfundoi në fillim të javës.

Pjesa e parë e sezonit të fundit sjell ngjarjet që çuan në vdekjen e Princeshës Diana në 1997, e luajtur edhe një herë në serial nga Elizabeth Debicki. Debicki tha se ky sezon ishte një sfidë për të, duke e ditur se karakteri i saj do të vdiste.

“Mendoj se si aktore kur padyshim e dini se ku po shkon historia juaj, por luani kundër saj dhe kështu është ai kërcimi i bukur që na është dashur të kërcejmë për një kohë të gjatë për të krijuar historinë që ishte ndoshta gjëja më sfiduese.”

Khalid Abdalla që portretizon, Dodin e përdori premierën për të dërguar një mesazh. Ai shkroi në dorën e tij ‘Armëpushimi tani’, të cilin ua tregoi fotografëve dhe ekipeve televizive.

“E kam këtë në dorën time sepse besoj në fuqinë e zemrës njerëzore, sepse besoj se e gjithë jeta është e shenjtë sepse shifrat që po vdesin njerëz cdo ditë janë të jashtëzakonshëme dhe sepse kjo duhet të ndalet për të gjithë”.

Me vetëm disa ditë që nga shpallja e përfundimit të grevës së aktorëve, shumë aktorë kryesorë nuk ishin prezentë në premierë, duke përfshirë Imelda Staunton, e cila luan Mbretëreshën Elizabeth II dhe Dominic West, që luan Princin Charles.

Sezoni i gjashtë i “The Crown” do të dalë në dy pjesë. Katër episodet e para dalin në treg më 16 Nëntor, ndërsa gjashtë të fundit do të dalin më 14 Dhjetor. /O.S

Të fundit

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Bashkia e Shkodrës njoftim zyrtar: Konfirmohet rasti i parë i murtajës

Bashkia e Shkodrës ka dalë mbrëmjen e kësaj të mërkure me një njoftim zyrtar në lidhje me karantinimin e disa bagëtive në territorin e...

“Shtëpi bari” në Spanjë! Arrestohet bashkëshortët shqiptarë

Një çift shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Spanjë, nën akuzë për ngritjen e një shtëpie bari. Mediat spanjolle njoftojnë se brenda “fermës”...

Milan gjen zëvendësuesin e Theo Hernandez, kushton 40 milionë euro

Duket se është vetëm çështje ditësh largimi i Theo Hernandez nga Milan. "Marrëdhënia" mes mbrojtësit francez dhe drejtuesve të klubit kuqezi ka prekur fundi...

Lajme të tjera

Web TV