Yjet e Hollivudit mblodhën 12 milionë dollarë për fëmijët që jetojnë në varfëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një event me pjesëmarrjen e shumë yjeve dhe me ndihmën e Julie Bowen dhe Zooey Deschanel mblodhi 12 milionë dollarë, ndër të cilat modelja Miranda Kerr dhuroi 1 milion dollarë.

Një mori personazhesh të famshëm morën pjesë në festën e sivjetme Baby2Baby të mbajtur në Kaliforni. Mes tyre Kim Kardashian, modelja Hailey Bieber, aktorja Olivia Wilde dhe Jessica Alba. Qëllimi i aktivitetit vjetor të bamirësisë ishte mbledhja e parave për fëmijët që jetojnë në varfëri.

Salma Hayek Pinault mori çmimin nderi “Giving Tree” për nder të fondacionit të saj, i cili ndihmon gratë dhe fëmijët e dhunuar në Meksikë.

“Nuk mund t’ju them se sa e emocionuar jam që jam në këtë natë shumë të veçantë. Unë jam një mbështetëse e vendosur e kësaj organizate. E respektoj shumë”, tha aktorja në skenën e Qendrës së Dizajnit Pacific dhe vazhdoi: “Ne kemi një përgjegjësi. Është shpresa jonë. Dhe kur flasim për gjërat thelbësore, dinjiteti është thelbësor”.

Që nga fillimi i saj, organizata jofitimprurëse ka shpërndarë më shumë se 375 milionë artikuj thelbësorë, duke përfshirë pelenat, ushqimin për fëmijë, veshjet dhe krevat fëmijësh, për fëmijët që jetojnë në varfëri në të gjithë vendin./E.Ç

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV