Dita Botërore e Diabetit/ Veliaj apel prindërve: Regjistrojini fëmijët të merren me sport

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nëntori është muaji i ndërgjegjësimit për kontrollin e diabetit dhe komplikacioneve që vijnë prej tij.

Ai ftoi prindërit që të angazhojnë fëmijët e tyre në aktivitete sportive.

“Ftesa ime për prinderit është që të regjistrojnë fëmijët në kurse sportive, angazhojini me aktivitetet fizik, me sport. Në një qytet si i yni, që ndoshta nuk është qyteti perfekt, ka mjaftueshëm hapësira për të shëtitur, për t’u angazhuar në sport, ka mjaftueshëm hapësira pedonale, parqe dhe shtigje, apo korsi biçiletash. Na ka dhënë Zoti këtë kohë pranverore edhe në mes të nëntorit. Nuk kemi asnjë justifikim”, u shpreh Veliaj.

Në Ditën Botërore të Diabetit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, tha se kjo është një ditë e rëndësishme për t’u kujtuar dhe ndërgjegjësuar, e cila duhet të na bëjë të kujdesemi për veten.

“A mësojmë ndonjëherë nga gjërat që ndodhin? Kur ishte koha e pandemisë, të gjithë thamë se do të merremi me sport, do bëjmë check-up, do të jemi më të kujdesshëm. Sapo mbaroi pandemia, vazhduam rutinën tonë. Por, ne kemi nevojë të kujtohemi dhe të veprojmë”, tha Veliaj. /O.S

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV