Rrëshqitje masive gurësh shkëmbore në aksin Elbasan-Librazhd

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrëshqitje masive gurësh dhe inertesh në aksin Elbasan-Librazhd në vendin e quajtur “Çezma e Myftarit-Kthesat e Murrashit”.

Stuhitë e shiut që ranë deri në mesnatën e kaluar bënë që nga malet aty pranë të shkëputen masivë të mëdha gurësh dhe masash shkëmbore duke bllokuar përkohësisht qarkullimin e automjeteve.

Për median bëhet e  ditur se nuk raportohen dëme në njerëz, por mjetet kanë pësuar dëmtime të ndryshme, kryesisht në goma për shkak të gurëve.

Për zhbllokimin e rrugëve janë angazhuar vetë drejtuesit e automjeteve deri në mbërritjen e kompanisë që mirëmban këtë aks rrugor. Gjatë natës, deri në orët e para të mëngjesit është punuar për largimin e gurëve dhe mbajtjen hapur të këtij aksi të rëndësishëm kombëtar.

Edhe qyteti i Librazhdit u përfshi nga rrebeshe të mëdha shiu duke shkaktuar përmbytje dhe dëme në njësi tregtare./O.S

Të fundit

Gjylameti fjalim lamtumire: Shërbeva me ndershmëri! PS vijon historinë me kapitenin Rama

Blerina Gjylameti ka dedikuar një shkrim lamtumire dhe falenderimi me rastin e seancës së fundit parlamentare të kësaj legjislature,...

Berisha “shuplakë” Gaz Bardhit: Kush ka shkelur ligjin, të mbajë përgjegjësi

Berisha u kthye nga Portugalia. Nga vendi ekzotik, u dallua se vapa kishte bërë të vetën. “Isha në Porto të Portugalisë, ku mbajti punimet...

Mazhoranca miraton strategjinë kundër dezinformimit dhe aktin për buxhetin 2025

Në përfundim të seancës së fundit plenare të Kuvend janë miratuar edhe të gjitha projektligjet që ishin në rendin e ditës. Kuvendi miratoi me 72...

Nga Spanja, Portugalia dhe Anglia, bota e futbollit vajton vdekjen e Diogo Jota

Bota e futbollit është tronditur ditën e sotme pas vdekjes së Diogo Jotës. Ish-sulmuesi i Liverpoolit humbi jetën tragjikisht së bashku me vëllanë e...

Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, nis gara për mbrojtësin francez

Castello Lukeba është në qendër të vëmendjes këtë merkato vere. Qendërmbrojtësi i Leipzig ka klauzolë largimi 90 mln euro, por klubi gjerman është gati...

Lajme të tjera

Web TV