Kryevepra që u kthye në meme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“The Laughing Valier”, piktura e vitit 1624 është ekspozuar së fundmi në Galerinë Kombëtare të Londrës.

“Kur hyra brenda dhe e pashë, mbeta i shtangur”, tha artisti britanik Tam Joseph në momentin e parë kur pa “The Laughing Valier” nga piktori holandez Frans Hals (1582-1666) në koleksionin Wallace në Londër. “Ishte absolutisht e mahnitshme”, u shpreh ai për BBC.

“The Laughing Valier” është një nga fytyrat më të njohura të artit, me buzëqeshjen e tij delikate dhe mustaqet karakteristike. Madje kjo pikturë është riprodhuar në mbajtëset e biskotave, karficave dhe reklamave të birrës.

Në vitin 2020, kur pandemia detyroi mbylljen e muzeve, artisti i rrugës Lionel Stanhope, e ktheu atë në një pikturë murale në Lewisham sepse i pëlqente “humori i të parit të diçkaje të tillë në rrugë dhe jo në një galeri”.

Një vit më vonë, artisti Brad Grey nga Irlanda e modernizoi portretin duke ndërruar kokën e kalorësit me një emoji të qeshur.

“Shprehja e fytyrës së kalorësit në pikturën origjinale është shumë humoristike dhe kam përdorur emoji-n për të ngritur humorin në një nivel tjetër”, tha Grey për BBC Culture.

Për Dr Lelia Packer, kuratore e koleksionit Wallace, portreti është “i jashtëzakonshëm”.
“Portretet prireshin të ishin pak më serioze në atë kohë por këtu kemi sy flirtues, faqe rozë dhe mbi të gjitha një buzëqeshje të veçantë që të kujton portretin e Mona Lisës së Leonardo da Vinçit”, tha Packer./kb

Të fundit

“Putin do sulmojë me mbi 2 mijë dronë”, gjenerali paralajmëron rrezikun për Ukrainën

Rusia po planifikon të sulmojë me mbi 2 mijë dronë Ukrainën. Këtë fakt e ka bërë të ditur gjenerali...

1973 – Vrasja e gabuar në Lillehammer, Mossadi gaboi shënjestrën

Më 21 korrik 1973, qyteti i qetë Lillehammer në Norvegji u bë papritur skena e një operacioni të errët dhe të dështuar të shërbimit...

U martua për t’i bërë “bisht” ushtrisë, Agroni përballet me “gruan e harruar”

“Çfarë është kjo grua që më nxirrni pas 30 viteve?! Po ik ore me gjithë atë Valentinën, të shikojë jetën e saj, se edhe...

Shtëpia e Bardhë irritohet me Netanyahun: Si një fëmijë që nuk di si të sillet

Shtëpia e Bardhë thuhet se është e irrituar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu pas sulmeve në Siri dhe bombardimit të Kishës Katolike të Familjes...

Apatia që po e sfilit vendin

Nga Ben Andoni Jo thjesht debati gati grotesk për mandatin e dy kryetarëve të partive të vogla, por ajo që po ndodh me opozitën në...

Lajme të tjera

Web TV