Turisti humb jetën gjatë hedhjes me llastik nga kulla kineze

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një vizitor japonez ka vdekur pasi kreu hedhjen më të lartë në botë rreth 240 metra nga një kullë komunikimesh në Kinë.

56-vjecari i paidentifikuar u lëshua i lidhur me llastik nga kulla Macau në bregdetin jugor të Kinës, teksa pas lëshimit ai raportohet se kishte pësuar probleme me frymëmarrjen.

Tentativa e djeshme e japonezit përfundoi në tragjedi pasi mbeti i varur pa ndjenja pas kërcimit. Ai u dërgua më vonë në spital por u shpall i vdekur po atë ditë. Grupi organizator i lëshimeve me llastik Skypark by AJ Hackett, konfirmuan se kanë nisur hetimet për vdekjen e tij.

Të githë atyre që marrin pjesë në hedhje të tilla u kërkohet të deklarojnë gjendjen mjekësore thotë kompania AJ Hackett, siç janë tensioni i lartë i gjakut, sëmundje zemre, kirurgji te meparshme apo gjendje të tjera mjekësore qe mund të vene në rrezik personin gjatë hedhjes me emocione të forta.

Kulla rreth 340 metra e lartë ka një plaftormë lëshimi me llastik në lartësinë 235 m.

Pjesëmarrësit e kërcimit duhet të paguajnë rreth 300 dollarë për t’u hedhur nga kulla që është shumë e ngjashme me Skytower në Auckland në Zelandë e Re.

Plagosje ose incidente të tjera kanë ndodhur nga lëshimet në këtë pikë teksa më herët një burrë kishte mbetur i varur për gati një orë në temperatura të ulëta.

Të fundit

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

“Perëndimi të pranojë realitetin në Ukrainë”, Rusia nuk lëshon pe

Rusia nuk kërkon armëpushim në Ukrainë por një paqe të qëndrueshme. Këtë fakt e ka bërë të ditur, Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov...

Lajme të tjera

Web TV