Moti ekstrem/ Temperatura rekord në këtë vend, nuk do ta besoni sa shënon termometri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Moti arktik përfshiu pjesë të Rusisë të martën, me temperaturat në shkretëtirën e Siberisë duke rënë në minus 58 gradë Celsius.

Yakutsk, një nga qytetet më të ftohta në botë që ndodhet rreth 5000 kilometra në lindje të Moskës, ishte i mbuluar nga retë e akullta dhe mjegulla, treguan pamjet me dron.

“Unë erdha këtu në Yakutsk posaçërisht për të përjetuar atë lloj moti – kështu që unë jam me fat sepse zakonisht këto temperatura nuk janw tw zakonshme në dhjetor”, tha Danila, mjekra, kapela dhe shalli i të cilit ishin ngrirë, sipas Reuters.

“Unë në fakt nuk jam aq i ftohtë sepse jam përgatitur siç duhet. Nëse nuk do të kisha marrë rrobat e duhura, do të kisha ngrirë brenda pak minutash”, shtoi ai.

Temperaturat në pjesë të Republikës Sakha, një rajon i gjerë pak më i vogël se India që ndodhet në Siberinë verilindore, ranë nën minus 55 gjatë natës.

Në Ojmyakon, një vendbanim në Saha, të martën temperatura ishte minus 58 gradë. Sinoptikanët thanë se do të ndjehej si minus 63 gradë duke pasur parasysh lagështinë dhe erën./  S.M

Të fundit

Kur Berisha jepte intervistë në TV-Iranian: SHBA është superfuqi kolonialiste!

Një intervistë e panjohur gjerësisht nga publiku e ish-kryeministrit Sali Berisha e dhënë për TV-Iranian është publikuar së fundmi. “Hashtag.al” ka...

Trajneri i njohur i çudit të gjithë në Angli, shfaqet si punonjës në një aeroport

Tifozët e futbollit anglez kanë mbetur të çuditur kur kanë parë rrjetin të mbushet me një foto të Luk Uilliams. Trajneri i njohur londinez,...

“Kulla PD” do të mbetet e Berishajve…

Nga Eduard Zaloshnja Para zgjedhjeve të 2005-ës, në krye të KOP-it të famshëm, Berisha caktoi Lulzim Bashën, ish-kolegun e bijës Argitë në zyrën prishtinase të...

‘Faleminderit, zoti President’, në Tel Aviv shfaqen pankarta pro Trump

Pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara kundër impianteve bërthamore iraniane, qeveria izraelite ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj presidentit Donald Trump për veprimin...

Pavarësisht ç’thotë Trump, SHBA ka hyrë në luftë – dhe pasojat do të jenë të thella

Simon Tisdall* Donald Trump ra drejtpërdrejt në kurthin që i kishte ngritur Benjamin Netanyahu. Bast i pamatur dhe i rrezikshëm, i cili e bën edhe...

Lajme të tjera

Web TV