Vesi që ia zbuloi ish e dashura/Getinjo tregon se ka hequr përfundimisht dorë nga bixhozi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak muaj më parë, mediat rozë u pushtuan me lajmin se Getinjo ishte i varur nga bixhozi. Ishte Vivien, ish e dashura e reperit, ajo që rrefeu në një intervistë në “Mos i bjer me top”, ku zbuloi se arsyeja e ndarjes së saj nga partneri ishte varësia e tij nga bixhozi.

“Unë jam ndarë me Getinjon, jo për shkak të ndonjë sherri të madh ose nëj tradhtie. Një arsye që ka kohë që ishte pjesë e jona, është një gabim ose fiksimi i tij me nëj gjë të jetës që unë e dënoj shumë personalisht, që janë këto lojërat e fatit edhe që shkatërron cdo familje, cdo lidhje dhe cdo marrëdhënie që njeri mund të ketë me tjetrin. Mua më vjen shumë keq”, tregoi mes lotësh Vivien.

Në atë kohë, Vivien tregoi gjithashtu ajo dhe familja e tij kanë bërë të pamundurën për ta ndihmuar që ai të heqë dorë nga ky ves, duke shtuar se edhe vet ai është i vetëdijshëm për këtë gabim.

Por në një intervistë të dhënë së fundmi, Getinjo ka treguar se ka hequr dorë nga kumari, pasi sipas tij ia ka nxjerrë fundin

“Nuk mund të më flasë njeri për kazinotë se kam luajtur shumë por nuk luaj më. Nuk luaj më sepse jam kam nxjerr fundin”, shprehet Getinjo.

Ai gjithashtu në një virtuale në rrjetin social “TikTok” është shprehur se është më mirë të kaloj kohë në rrjetet sociale sesa të shkoj të merrem me bixhoz./e.t

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV