Harry përjashtohet nga dasma e shokut, ai zgjodhi të ftonte familjen mbretërore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dasma e vitit, e planifikuar për në qershor në Britaninë e Madhe midis Dukës së Westminsterit, Hugh Grosvenor dhe Olivia Henson në Katedralen Chester, nuk do të ketë pjesëmarrjen e Princit Harry dhe Meghan Markle, të cilët nuk ishin të ftuar në dasmën mbretërore, ka bërë të ditur shtypi britanik. Grosvenor është mik i ngushtë i William dhe Harry, madje çifti i Sussex e bënë kumbar të djalit të tyre.

Sipas tabloidit The Sun, vendimi u mor për të shmangur “sikletin e mundshëm për familjen mbretërore”, pas polemikave dhe akuzave të fundit për racizëm që synonin dy anëtarë të lartë të familjes mbretërore.

Libri ‘Endgame’ potencialisht shkatërrues për monarkinë britanike në fakt do të identifikonte Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën e ardhshme Kate, gruan e trashëgimtarit të fronit dhe Princit të Uellsit William, si protagonistë të komenteve për ngjyrën e lëkurës së Archie, Harry dhe Meghan.

Deklarata të denoncuara tashmë nga vetë Dukat e Sussex-it në një intervistë me mbretëreshën e emisioneve amerikane Oprah Winfrey.

Sipas raportimeve në dasmën e vitit do të jenë të ftuar mbreti Charles, mbretëresha Camilla dhe princi dhe princesha e Uellsit.

Hugh Grosvenor është një mik i ngushtë i familjes mbretërore dhe duket se ka vendosur të mos i ftojë Sussexes “për të shmangur një përplasje familjare në Shtëpinë e Windsor.

The Sun shton se me një pasuri të vlerësuar prej 10 miliardë funte, Duka i Westminsterit, 32 vjeç, quhet “Beqari më i pasur i Britanisë” dhe është përshkruar si ”pronari i gjysmës së Londrës”,

Olivia Henson, 30 vjeçe, gruaja e tij e ardhshme, ndoqi të njëjtën shkollë si Kate, Kolegji Marlborough, në Wiltshire./E.Ç

Të fundit

Trump shton presioni: Putin, afati yt është më 8 gusht

Donald Trump ka rritur presionin ndaj Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin. Gjatë kthimit për në Uashington nga vizita 5...

“Serbia të njohë Kosovën!” Dy kongresistet i shkruajnë Trump: Zgjidhe!

Dy kongresiste amerikane, Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan u kanë dërguar një letër presidentit amerikan, ku propozojnë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Siç bënte...

Britania paralajmëroi njohjen e shtetit palestinez, reagon Izraeli

Izraeli ka kritikuar planet e Britanisë për të njohur shtetin palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në muajin shtator. Sipas mediave të huaja,...

Darwin Nunez po vjen në Serie A! Zbardhen tratativat

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani. Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez....

671 mijë euro për deputetët në Kosovë edhe pse kanë zero punë!

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tentuan pa sukses 54 herë të mbyllin seancën konstituive. Pavarësisht seancave çdo 48 orë dhe ndonjëherë më shpesh, puna...

Lajme të tjera

Web TV