Si të rigjenerojmë organizmin nga humbja e lëngjeve që shkaktojnë anemin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shkaktari më i shpeshtë i anemisë është mungesa e hekurit dhe pa të, organizmi nuk është në gjendje ta prodhojë hemoglobinën që u nevojitet qelizave të kuqe të gjakut për ta transportuar oksigjenin.

Prandaj, hekurin mund ta përfshini në dietën tuaj ditore, por edhe ta kompensoni me pije të thjeshta. Disa pije përmbajnë komponime që mund ta përkeqësojnë aneminë duke bllokuar përthithjen e hekurit. Ato pije janë kafe, çaj, pije të gazuara, ndërsa të tjerat përmirësojnë përthithjen ose përmbajnë përqendrime mjaft të larta të hekurit, vitaminës B12 ose folateve.

Një studim i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition” në vitin 2004 zbuloi se konsumimi i vitaminës C rrit përthithjen e hekurit nga ushqimi. Një nga burimet më të pasura të vitaminës C është lëngu i portokallit, sepse një gotë përmban më shumë vitaminë C sesa doza e rekomanduar. Lëngu i portokallit është gjithashtu një zgjedhje e mirë për ta pirë nëse jeni bërë anemikë për shkak të mungesës së folateve. Çdo gotë me lëng portokalli ka 74 mikrogramë folate. Kjo është pothuajse 19% e nevojave ditore për një të rritur.

Një dietë pa ushqime të pasura me vitaminë A mund ta përkeqësojë aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit. Kjo mund të jetë për shkak se vitamina A ndihmon në lëvizjen e hekurit të ruajtur në trupin tuaj në qelizat e kuqe të gjakut. Frutat dhe perimet me ngjyrë të verdhë dhe portokalli, si karotat, janë burime të mira të karotenoideve, të cilat shndërrohen në vitaminë A kur konsumohen. Përveç lëngut, rekomandohet të hani karota të freskëta.

Lëngu i kumbullave të thata nuk është një burim i mirë i vitaminës A ose C, por është i pasur me hekur. Konsumimi i rregullt mund të ndihmojë në uljen e simptomave të anemisë së shkaktuar nga mungesa e hekurit. Çdo gotë me lëng kumbulle përmban më shumë se tre miligramë hekur.

Lexo edhe :  Shqiptarët më të shqetësuarit në rajon për kostot shëndetësore

Për meshkujt, kjo sasi do të ishte afërsisht 38% e tetë miligramëve të marrjes së rekomanduar ditore të hekurit. Për gratë, të cilat duhet të konsumojnë rreth 18 miligramë hekur në ditë, një gotë me lëng kumbulle do të plotësonte pothuajse 17% të kërkesës. Njerëzit që kanë anemi sepse nuk konsumojnë mjaftueshëm vitaminë B12 mund ta kompensojnë atë duke konsumuar qumësht. Çdo filxhan qumësht me pak yndyrë përmban një mikrogram vitaminë B-12./O.S

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV