Disa përgjigje epike për pyetjet e bezdisshme që të bëjnë njerëzit gjatë festave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetori është padyshim muaji më i shtrenjtë, më i bukur dhe më social i vitit. Ti blen dhurata, feston me familjarët dhe do apo jo, duhet të ndërveprosh me ta. Tani, imagjinoje veten të ulur në tavolinë, bashkë me familjen dhe/ose kushërinj, që të bëjnë pyetje nga më të ndryshme, acaruese dhe bezdisëse.

Të gjithë e kemi përjetuar, ndaj ju ku e ke një përgjigje për pyetjet më të zakonshme.

Prapë do hash ti?

Në fakt, po. Më duhet mjaftueshëm energji për të të duruar gjatë gjithë natës. (Qesh që të mos duket shumë serioze përgjigjja)

Po kur do fejohesh/martohesh/bësh një bebe?

Ja, tani! Madje, po mendonim ta themi/bëjmë që sot, që të kënaqesh ti.

Po sa e ke rrogën?

Fiks sa e mendon ti se e kam.

Po goca e filanit e ka jetën në vijë, ti ç’po bën?

Në vijë e kam edhe unë, ti thjesht sheh gocën e filanit.

Kështu je veshur prapë?

Për aq kohë sa rrobat i blej për trupin dhe stilin tim, kështu do vishem.

Ke njohur ndonjë djalë/vajzë të mirë?

Yhyy, plot! Aq të mirë janë sa nuk di kë të zgjedh, jam bërë lëmsh.

Po sikur je dobësuar/shëndoshur?

Uaaa, do thoja të njëjtën gjë për ty.

Nëse nuk ndihesh mjaftueshëm komod/e për të dhënë këto përgjigje, merr parasysh këto këshilla, që të mos stresohesh nga familjarë që fusin hundët kudo:

Kupto ndjesitë e tua

Nëse ndihesh i/e acaruar, apo stresuar, është mëse normale.

Nëse e kupton që nuk e përballon dot presionin në të cilin po të vendos familjari, bëj një pushim të shkurtër, për një telefonatë, ose pi diçka që të ndihmon të rikthehesh në formën më të mirë.

Por, më e rëndësishmja, mos i injoro emocionet e tua, pasi do të përkthehen në një shpërthim që do t’i surprizojë të gjithë, madje edhe vetë ty.

Vendos kufijtë

Nëse ke një teze apo hallë që të pyet vazhdimisht se kur do të martohesh, apo një gjyshe që bën komente të pasjellshme se sa shumë ushqim po konsumon, mos hezito të vendosësh barriera.

Lexo edhe :  Njeriu i gjashtë më i pasur në botë zgjedh Shqipërinë për pushime

Mund ta nisësh me një fjali të sjellshme, që nënkupton se e mirëkupton kuriozitetin e tij/saj, por thjesht nuk e ke për detyrë të përgjigjesh.

Një shembull: “E kuptoj që je kurioz/e, por nuk dua ta diskutoj tani këtë tematikë”.

Shko vetëm në festa/familje/kushërinj ku ndihesh mirë

Një faktor i zakonshëm i stresit të festave është se ti mundohesh t’u bësh qejfin të gjithëve dhe të shkosh kudo.

Duhet ta dish ku të ndalosh dhe të shkosh vetëm te njerëzit që i viziton me qejf dhe mbi të gjitha, as nuk duan ta dinë sa lekë merr te puna e re.

Kupto kur duhet të çohesh

Mos u mundo të rrish një javë apo muaj të tërë në shtëpi, apo të shkosh për vizitë tek të gjithë.

Gjithashtu, kur situata bëhet e sikletshme, apo kur qartazi, është momenti për t’u çuar nga tryeza, mos u përpiq ta shtysh veprimin.

Merr kohën e duhur për t’u qetësuar

Ndonjëherë, stresi të kap në befasi dhe ajo që mund të bësh ti, është të ruash qetësinë dhe veçanërisht, të marrësh kohën e duhur për t’u qetësuar.

Fli, shih një film komedi, dëgjo muzikë që të lumturon, ha diçka të mirë dhe mos e injoro nevojën e trurit për një pauzë.

Ndrysho tematikën

E keqja e familjarëve? Nuk dinë kur duhet të ndalojnë me pyetjet.

E mira e familjarëve? Shpërqendrohen fare lehtë. Pra, zgjidh një temë që ka vëmendjen e familjarëve dhe jepi!

Vëzhgo situatën

Nëse gjithçka dështon dhe familjari thjesht s’e kupton kur duhet të ndalojë dhe këmbëngulë, thjesht mos fol dhe vëzhgo situatën. Sa më pak të përfshihesh në bisedë, aq më rehat do të të lënë.

Sillu mirë

Përqendrohu te mirësjellja dhe merr parasysh moshën, mendësinë dhe marrëdhënien, por sërish, vendos kufijtë e duhur!/E.Ç

Të fundit

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Hëngrën panine me salsiçe dhe brokoli, një i vdekur dhe 9 të shtruar në spital

Një person ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë shtruar në kujdes intensiv në Kozenca të Italisë për helmim nga ushqimi. Medita italiane bëjnë...

DW: Gjermania, frikë për ekonominë e pak besim te kancelari Merz

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon ta bombardojë botën me tarifat e tij doganore, që pjesërisht janë edhe drastike. Ai ra dakord me BE-në...

Lajme të tjera

Web TV