Dasma e shumëpritur, Donaldi rrëfen planet: Do të jetë diçka shumë intime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Veshaj i ftuar në rubrikën “Galeri” të “E Diell”, krahas karrierës dhe filmit “5 Herë Jo” të realizuar së fundmi, ka folur edhe për jetën e tij private dhe planet për dasmë.

I ngacmuar nga Manushi se çfarë mendonte për dasmën dhe institucionin e martesës, Donaldi e lidhi atë me familjen duke shtuar se është ndër ato gjëra që ka qejf ta përjetojë. Megjithatë, artisti theksoi se me projektet tepër impenjative, ai dhe partnerja e tij nuk e kanë pasur mundësinë të diskutojnë për dasmën në plane afatshkurtër, por nëse ky moment do të vinte, do të dëshironte të ishte sa më i natyrshëm dhe i sinqertë.

Manushi: Ti ça mendon për dasmën si institucion njëherë? Si na shef ne njerëzve të martuar?

Donaldi: Unë kam respekt për ju njerëzit e martuar sepse kam respekt për familjen, por dasma/familja është një moment ku ti nis një tjetër etapë në jetë që është familja. Familje nuk do të thotë që ti nuk ke familje në qoftë se nuk je martuar, por që dasma është një moment që pse jo, unë e kam me qejf që ta përjetoj.

Manushi: E ke në plan?

Donaldi: Në plane konkrete, akoma jo. Afatgjatë, patjetër që po. Nuk kemi pasur kohë që ta mendojmë sepse ‘5 Herë Jo’, “Më lërë të flas”, “Dancing With The Stars”, kanë qenë shumë impenjative. Por besoj se është një moment që do të vijë shumë natyrshëm. Në qoftë se do të ketë dasmë do të jetë diçka shumë intime, dhe jo të bëjmë dasmë sepse duhet bërë dasmë. Dasma është një moment që ti duhet të gëzosh për një dashuri dhe ajo gjëja duhet të vijë sa më e natyrshme dhe sa më e sinqertë./E.Ç

Të fundit

Noizy ndalohet në aeroportin e Zvicrës, i anulohet koncerti

Noizy ishte parashikuar që mbrëmjen e së shtunës të performonte në një nga klubet në Zyrih të Zvicrës. Por,...

Interi ka dy emra në mendje në rast se largohet Sommer

Inter po mban nën vëzhgim portierin e Atalantas, Marco Carnesecchi, mes thashethemeve se Yann Sommer mund të largohet nga klubi këtë verë. Sipas asaj...

Korriku ‘djeg’ 33 mln euro për blerje energjie! KESH: Nga janari deri në korrik…

Prodhimi vendas i energjisë nuk mjafton për të siguruar furnizim pa ndërprerje për qytetarët dhe bizneset. Vetëm për muajin korrik Korporata Elektroneregjetike ka blerë...

Thellohet tragjedia në Teksas, numri i të vdekurve rritet në 69

Numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Teksasit ka arritur në 69, sipas një raporti të ri nga autoritetet...

Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho, ministri i Drejtësisë nuk ka vonuar emërim e drejtorit të ri të...

Lajme të tjera

Web TV