Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvillohet sot seanca për Fredi Belerin, kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, i cili kërkon që të lejohet të betohet.
Do të jetë GJKKO që do të vendosë nëse Fredi Beleri do të betohet ose jo.
Seanca ka interes të lartë. Për ta ndjekur nga afër ka shkuar edhe ambasadorja e Greqisë në Shqipëri, si dhe kryetari i PBDNJ Vangjel Dule.
Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës protestojnë mbështetës të Belerit në një protestë të thirrur nga partia OMONIA.
Fredi Beleri është arrestuar dhe akuzohet për blerje votash për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023.