Fshati i pabesueshëm ku çatitë e shtëpive shërbejnë si rrugë për ato më sipër malit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fshatin e lashtë malor të Sar Agha Seyed çatitë e shtëpive kanë një qëllim të dyfishtë; ato nuk janë vetëm mbulesa e tyre mbrojtëse por dhe rruga e kalimit për banesat mbi to, në faqen e malit.

Ekspertët besojnë se fshati i rrallë daton prej kohës së paleolitit dhe ashtu si shumë vendbanime të kësaj zone është gdhendur në faqen e malit nga kolonët e parë të ardhur në zonë, çka daton mijëra vjet më parë.
Aktualisht i vetmi dokument ekzistues për vjetërsinë e Sir Agha Seyed është historia e familjes Imamzah, që tregon për rezidencën e saj aty prej të paktën 600 vjet më parë.

Njerëzit në zonë fitonin jetesën e tyre me anë të bujqësisë dhe vitet e fundit në të është rritur dhe turizmi.
Fshati gjendet në zemër të maleve Zagros, 135 km larg Shahrekord dhe 230 km larg Isfahan në zonat qendrore të Iranit.
Shtëpitë e tij janë vendosur thuajse njëra mbi tjetrën, teksa janë ndërtuar në mënyrë të vazhdueshme me baltë, gur dhe dru.
Por ato janë gjithsesi të forta e me mure të gjera për të parandaluar që i ftohti dimrit të hyjë brenda.

Gratë e fshatit gatuajnë ushqimin në soba me dru dhe pjekin bukën në furrat e tyre. Produktet e tyre përfshijnë drithërat, patate dhe gjithashtu bulmetin nga kafshët e kultivuara.
Gratë e Sar Agha Seyed punojnë përkrah burrave të tyre, thurrin tenda nga leshi i dhive, të cilin e punojnë gjithashtu në mënyrë artizanale.
Rezidentët luajnë muzikë në instrumentin vendas Sorna (i njohu në krahinën e Lorestan), dhe kryejnë kërcime tradicionale në ceremoni.
Mes gatimeve të njohura përmendet Ash Kardin, e cila gatuhet me një bimë vendase mali, me oriz dhe erëza të tjera, e shoqëruar me bukë Golak e cila prodhohet nga mielli i frytit të lisit.

Lexo edhe :  Çfarë ndodh nëse do të zhdukeshin të gjitha mushkonjat?

Banorët e Sir Agha Seyed ndjekin rregullisht ceremonitë dhe besimet fetare, me rite të gjera të mbajtura në ditë festash dhe në muajin e Ramazanit./E.Ç

Të fundit

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në të cilën akuzohet për përdhunimin...

Lajme të tjera

Web TV