Cardi B shpërthen kundër Offset: As një ‘faleminderit’ nuk mora

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cardi B iu drejtua rrjeteve sociale për të kritikuar ish-partnerin e saj, pas akuzave për tradhti.

Reperja postoi në Twitter se e vërteta e ndarjes mund të dalë në dritë një ditë, mes thashethemeve se ai e tradhtoi atë me reperen Chrisean Rock.

Cardi B pretendon se Offset-it i pëlqente të luante lojëra me të, sidomos në momentet kur ajo nuk ndihej mirë emocionalisht. Ajo theksoi se “me të vërtetë po e kursen” ishin e saj dhe nuk do të hyjë në detaje për ndarjen.

“Ti më ke hedhur poshtë pas kaq shumë vitesh që të kam ndihmuar. As një ‘faleminderit’ nuk mora,” u shpreh reperja në një video live në Instagram. Ajo tha se “është e lodhur” nga drama.

Një javë më parë, Cardi konfirmoi se të dy ishin ndarë pas gjashtë vitesh martesë. Ajo shtoi gjithashtu se nuk “mendon” se Offset e ka tradhtuar me Chrisean Rock, por gjithsesi nuk “i intereson ta zbulojë”.

“Dua ta nis vitin 2024 me diçka të re, të hapur,” shpjegoi ajo. “Jam kurioze për një jetë të re, një fillim të ri. Jam e emocionuar.”

Shtojmë se ish-i dashuri i Chrisean Rock, Blueface, e akuzoi atë se e kishte tradhtuar me Offset. Offset ka mohuar akuzat dhe ka postuar në Twitter se “nuk ka folur kurrë dhe nuk e ka prekur kurrë atë zonjë”.

Cardi B dhe Offset u martuan në shtator 2017. Ata janë prindër të dy fëmijë: vajzës Kulture Kiari Cephus, 5 vjeç dhe djalit Wave Set Cephus, 2 vjeç.

Offset ka gjithashtu djemtë Jordan Cephus, 13, dhe Kody Cephus, 8, dhe vajzën Kalea Marie Cephus, 8, nga marrëdhëniet e mëparshme./E.Ç

Të fundit

Dodik sfidon vendimin e gjykatës: Nuk ka zgjedhje, mbetem president

Pas shpalljes së vendimit nga Gjykata Shtetërore e Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila e dënoi me një vit burg...

U gjet i vrarë në rrugë, ish-efektivi i policisë 20 vite më parë ekzekutoi kushëririn

Një ngjarje e rëndë u regjistrua mbrëmjen e sotme në Vaun e Dejës ku 65-vjeçari Frrok Lleshaj është gjetur i vrarë me armë zjarri. Lleshaj,...

Ledri dhe Xhensila, të pandarë! Kapen në momente intime

Tashmë ndjekësit janë të bindur se Xhensila dhe Ledri janë çifti më i ri i showbizz-it shqiptar. Prej disa muajsh u përfol se ishin në...

Joan Laporta befason me premtimin e tij për tifozët e Barcelonës

Vitin e ardhshëm do ketë zgjedhje presidenciale te Barcelona. Joan Laporta do rikandidojë dhe deri tani konsiderohet si fituesi i sigurt. Presidenti aktual i...

“Burri që mori miliona jetë”, vajza sekrete e Putinit e kritikon

Një seri mesazhesh të fshehta në Telegram e kanë rikthyer në qendër të vëmendjes Louisa Rozova-n, 22-vjeçaren që përflitet të jetë vajza sekrete e...

Lajme të tjera

Web TV