Erdhi në Shqipëri në tetor/ Ryanair do të krijojë bazë në Shqipëri së shpejti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ryanair nisi fluturimet për herë të parë edhe në aeroportin ndërkombëtar të Tiranës në 31 tetor të këtij viti me 17 destinacione. Kjo kompani synon që brenda pesë viteve të krijojë bazën e saj në vendin tonë, duke sjellë zhvillim për aeroportin dhe deri në 5 mijë vende pune.

“Ne mendojmë se aeroporti i Tiranës padiskutim ka potencial të madh, ndaj e nisëm punën me ta me një numër të konsiderueshëm fluturimesh. pra të ofrosh udhëtime në 17 vende të Bashkimit Europian. Mendoj se kjo tregon që Ryanair ka interes për Shqipërinë. Por ky është vetëm fillimi, ne parashikojmë të sjellim 1.6 milionë pasagjerë në vitin tonë të parë, por është e sigurt se duam të rritemi. Ne planifikojmë që për 5 vite të arrijmë 5 milionë pasagjerë e të shtojme dhe 15 destinacione të reja.“, theksoi drejtori i komunikimit të RYR, Mauro Bolla.

Ryanair është linja ajrore kryesore me 135 milionë pasagjerë dhe 3300 fluturime në ditë, duke u kthyer në lider të tregut europian. Suksesi i saj janë padiskutim biletat e lira për pasagjerët, mirëpo për të arritur deri këtu, Ryanair ka bërë një investim të jashtëzakonshëm, në infrastrukture dhe jo vetëm.

Për sigurinë e avionëve, kompania ka ngritur hangarë me kosto deri në 50 milion euro. Gjithashtu Ryanair ka krijuar shkollën e inxhinierëve, për të përgatitur profesionistët e rinj. Ndërsa, stafi prej 2500 pilotësh dhe 6 mijë stjuardesësh trajnohen në 5 akademi.

Ryanair synon të zgjerohet më tej në Europën Lindore, ndërsa foksusi i saj në vitet e ardhshme mbetet Shqipëria./kb

Të fundit

Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën

Naim Meta Zjarrvënësi i demokracisë në Shqipëri ka një emër të vetëm, Sali Berisha, quhet. Sepse demokracinë e mban gjallë...

Ukraina prezanton raketën “Flamingo”, godet objektivat në distancë të largët

Ukraina ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ushtarak me nisjen e prodhimit serial të raketës së re me rreze të gjatë...

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe Peroksidi i hidrogjenit, i njohur zakonisht si ujë i oksigjenuar, është një agjent natyral me veti dezinfektuese...

“The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The...

Ishte i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, presidenti finlandez: Putini s’është i besueshëm

Presidenti finlandez Alexander Stubb, i pranishëm me udhëheqës të tjerë evropianë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, nuk i beson shumë Vladimir Putinit. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV