Hodhi fishekzjarre në derbi, arrestohet tifozi partizanit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 26-vjeçar nga Tirana është vënë në prangat e policisë, pasi gjatë derbit Partizani-Tirana hodhi fishekzjarre në fushë.

Specialistët e hetimit e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin A. B., 26 vjeç, lindur dhe banues te “Bregu i lumit”, Tiranë.

Vënia në pranga e tifozit u bë më 13.12.2019 , pasi sipas specialistëve të hetimit të krimit, ky person ka hedhur fishekzjarre në stadiumin ‘Air Albania” gjatë kohës që po zhvillohej ndeshja midis ekipit të Partizanit dhe atij të Tiranës.

Shtetasi me inicialet A.B u identifikua nga policia nga kamerat e sigurisë së stadiumit. Materialet procedurale për këtë çështje i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë, ku 26-vjeçari akuzohet për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”.

Poashtu nga Komisariati Nr. 1 në bashkëpunim me Prokurorinë dhe stafin që merret me menaxhimin e stadiumit, po vijohen punimet për identifikimin dhe procedimin penalisht e administrativisht të personave që kanë dëmtuar stolat dhë kanë hedhur fishekzjarre gjatë kësaj ndeshje./Përgatiti: Fjala.al/

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV