6 trendet e udhëtimit që do të dominojnë gjatë vitit 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Industria e turizmit dhe operatorët turistikë në të gjithë botën janë vënë në lëvizje, sidomos pas numrit të madh të kërkesave për pushime nga e gjithë bota. Pas pandemisë së Covid-19, dëshira për udhëtime të reja është në nivele të paparashikuara, ndaj dhe operatorët turistikë dhe hoteleria është vënë në dispozicion të turistëve që duan përvoja të reja.

Por, cilat do të jenë tendencat dominuese të udhëtimeve për vitin tjetër?

1- Udhëtim në grup për detoks dixhital

Psikologjia e këtij udhëtimi është krijuar për shëndetin mendor, pse jo edhe atë fizik. Një grup turistësh zgjedhin që të bëjnë këtë udhëtim bashkë, duke qëndruar në hotele të dedikuara për detoksin dixhital. E thënë me fjalë të tjera: heqje dorë nga teknologjia, pajisje si iPad, laptop, telefon, PC, etj. Grupe miqsh apo familjarësh bëhen bashkë për të krijuar një përvojë individuale, por edhe në grup pa asnjë ndërveprim me botën jashtë përmes teknologjisë, telefonit, televizorit e plot pajisjeve të tjera.

2- Turizimi i gjumit

Sipas Hilton Corporation, kompani hotelerie, e cila ka bërë këtë studim, në vitin e ardhshëm, arsyeja numër një pse njerëzit do të duan të udhëtojnë gjatë 2024-ës është pushimi dhe “rikarimi” me energji të reja. Kjo do të thotë se dyshekët e dedikuar për një gjumë cilësor, kufjet që izolojnë zhurmat e jashtme dhe maskat e gjumit do jenë thelbësore në këtë lloj pushimi.

3- Udhëtime të frymëzuara nga filmat

Sipas Expedias, një website i dedikuar për prenotimet e udhëtimeve, për personat e apasionuar pas filmave, destinacionet që i identifikojnë këto krijime kinematografike do të jenë shpesh të preferuarat e turistëve. Për shembull, Expedia parashikon që fansat e serialit “White Lotus”, për shembull, nuk do të presin deri në sezonin e ri që është parashikuar të xhirohet në Tajlandë, por me gjasë do të rezervojnë më parë udhëtime në Azinë Jugore.

Lexo edhe :  Një makinë që futet kudo/ Flat Fiat, vetura më e ngushtë në botë

4- Destinacione jo shumë të populluara

Njerëzit do të anashkalojnë vendet që janë të njohura dhe do të zgjedhin një destinacion më pak të njohur, me më pak njerëz dhe me çmime më të arsyeshme.

5- Një turne turistik

Dëshironi një destinacion pak më të shtrenjtë? Njerëzit do të zgjedhin që jo vetëm të pushojnë, por edhe të ndjekin koncertet e artistëve të tyre të preferuar.

6- Qëndrime të gjata

Sipas ekspertëve të udhëtimeve, një metodë e re që duket se po funksion është qëndrimi një javor në një destinacion që nuk është kryeqytet botëror, por një qytet më i vogël ose një rajon rural./E.Ç

Të fundit

“Kriminelët në zgjedhje, legjendë urbane e fryrë nga vetë Rama”

Në një intervistë me Ylli Rakipin, gazetari i njohur Mero Baze ka deklaruar se kriminelët nuk kanë ndikim të...

Veliaj zero shpresa! Mos vallë shtatori nis me zgjedhje në Tiranë?

Erion Veliaj do të vijojë të qëndrojë në paraburgim, pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Lartë. Ky vendim shuan përfundimisht shpresat e tij...

Barcelona fut duart thellë në xhep! Duhen 100 mln euro për blerjen e vitit

Barcelona ka një ëndërr. Klubi katalanas do ta kalojë zhgënjimin e Nico Williams duke bërë një transferim edhe më të bujshëm se ai i...

“Presingu” i Ramës, Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë....

Mes Bayernit dhe Barcelonës, Luis Diaz thyen heshtjen: “Jemi në negociata”

Luis Diaz është në qendër të vëmendjes këtë verë, me Barcelonën dhe Bayern Munich që janë gati të luftojnë në distancë për anësorin kolumbian...

Lajme të tjera

Web TV