Një listë me ide dhuratash për miqtë tuaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sezoni i festave po afron! E padyshim që mendja na shkon te dhuratat. Kur bëhet fjalë për këto të fundit, ne të gjithë do të donim t’u jepnim më të mirën miqve të dashur. Roli i Babagjyshit mund të jetë një siklet më vete, prandaj jemi ne këtu për t’ju lehtësuar punë.

Dhuratat e personalizuara

Dhuratat e personalizuara janë gjithnjë të veçanta, sepse tregojnë përkushtim dhe janë unike. Konsideroni sende të personalizuara, si filxhanë me filmin e tij/saj të preferuar apo albume fotografish të mbushura me kujtimet tuaja. Këto dhurata tregojnë se nuk keni blerë diçka rastësore.

Komoditeti mbi gjithçka

Dhuratat “e ngrohta” janë gjithnjë të pranueshme në dimër. Prandaj mund t’u dhuroni miqve batanije komode, çorape të ngrohta, pantofla prej pellushi, shall ose një set pizhamash.

Kujdesi për veten

Për ata që janë të fiksuar me kujdesin e lëkurës, trupit dhe vetes në përgjithësi, ne ju sugjerojmë: set për trajtimin e lëkurës, krem trupi me një aromë të ëmbël, maskë për gjumë, një masazhues trupi ose set me disa parfume të vegjël.

Përvojë ekskluzive

Ndonjëherë, dhuratat më të mira janë përvojat, sesa sendet fizike. Mund t’u dhuroni një kupon në një qendër SPA; të rezervoni dy bileta avioni për diku jashtë; të organizoni një udhëtim në një vend me borë; të shihni një film në kinema etj.

Dhuratat që janë gjithmonë OK

Nëse ndodh që deri në minutën e fundit nuk keni vendosur asgjë, atëherë surprizojini me dhuratat që janë gjithmonë të pranueshme: çokollata, libër, një shishe verë, shportë me ushqime dhe ëmbëlsira./E.Ç

Të fundit

Flogert Muça: Lapaj po kërkon mëshirë nga Rama

Adriatik Lapaj ka ditur gjithmonë të shfaqet si njeriu i betejave morale, si tribuni i ri që do t’i...

Ancelotti përplaset me Barcelonën për listën e Brazilit

Brazili ka publikuar listën me futbollistët e grumbulluar për dy sfidat e radhës eliminatore për Kupën e Botës 2026, por "Selecao" e ka siguruar...

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa të lëshuara nga Izraeli në...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Lajme të tjera

Web TV