Seriali i Netflix që theu rekord gjatë vitit 2023, 812 milionë orë shikueshmëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Netflix ka bërë publike për herë të parë të dhënat për 99% të katalogut të filmave dhe serialeve që transmeton. Përdoruesit anembanë botës kanë shpenzuar 812 milionë orë për të para serialin “The Night Agent”, duke e bërë kështu thriller-in politik, serialin më të shikuar në gjysmën e parë të vitit 2023.

Kompania e transmetimeve në internet është kritikuar për mungesën e trasnparencës, një problem që shërbeu edhe si shtysë për grevën e aktorëve dhe skenaristëve këtë vit, të cilët kërkonin më shumë bonuse të lidhura me shikueshmërinë e filmave apo serialeve të tyre.

Në një konferncë për mediat, CEO i Netflix, Ted Sarandos, pranoi se mospublikimi i shifrave ishte problem, por shtoi se kjo ishte bërë pasi kompanie po ndërtonte një sistem monitorimi që do t’i lejonte të mos shpërndante informacione sensitive të cilat mund të përdoreshin nga konkurrenca.

Me 100 miliardë orë shikime në total, seriale të tjerë në listë janë “Ginny and Georgia”, “Gilmore Girls”, “Seinfeld”, “Friends” dhe “The Office”.

Në kategorinë e filmave, “The Mother”, me protagoniste Jennifer Lopez, ishte më i shikuari, me 249 milionë orë.

Netflix është kompania e transmetimit të prodhimeve në internet me më shumë abonentë në botë, plot 250 milionë./E.Ç

Të fundit

Zbulohet plani B në merkato i Bayern! Nëse dështon, shkon te lojtari belg…

Oferta e parë e Bayern Munich për Luis Diaz prej 67.5 milionë eurosh është refuzuar nga Liverpool. Klubi anglez...

Aktores i grabisin bizhuteri me vlerë 2 milionë euro, ngjarja ndodhi në tren!

Ndoshta as hajdutët nuk e kuptuan se pothuajse kishin kryer grabitjen e jetës së tyre. Dukej si një gjë e vogël, një çantë shpine...

Divjakë, humb kontrollin e mjetit dhe përfundon në kanal, ndërron jetë 62-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Divjakë, ku si pasojë ka humbur jetën një 62-vjeçar. Burimet për median bëjnë me dije...

“Pse tani e jo më parë?”, Rama u përgjigjet qytetarëve

Kryeministri Edi Rama do rikthejë rubrikën “Sy m’sy” nga dita e nersërme, për të bashkëbiseduar në rrjetet sociale direkt me qytetarët. Kreu i qeverisë njoftoi...

Shkodra liron trotuaret, shkodranët mirëpresin lirimin e hapësirave

Në Shkodër ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, i cili është mirëpritur nga qytetarët. Ata theksojnë se ndërhyrja është e vonuar, pasi trotuaret...

Lajme të tjera

Web TV