Mesazh në vigjilje të Krishtlindjes/Papa: Zemra jonë është në Betlehem, i themi jo luftës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zemra jonë sonte është në Betlehem”. Kështu e nisi Papa Françesku meshën në Katedralen e Shën Pjetrit në prag të Krishtlindjes, duke kujtuar qytetin ku Jezusi lindi në Bregun Perëndimor, por ku nuk do të ketë festime në shenjë solidariteti për situatën në Gaza.

Zemra jonë sonte është në Betlehem, ku Princi i Paqes është ende i refuzuar nga logjika humbëse e luftës, me zhurmën e armëve që edhe sot e pengojnë atë të gjejë strehim në botë”, tha Ati i Shenjtë.

Më pas ai duke evokuar “kontekstin në të cilin lindi Jezusi”, kujtoi se mbretërit në histori kanë zgjedhur rrugën e shkurtër duke luftuar për t’iu imponuar njerëzve ndërsa Zoti u bë një me ta duke sjellë paqen.

Ndërsa perandori numëron banorët e botës, Zoti hyn pothuajse fshehurazi; Teksa ata që urdhërojnë përpiqen të udhëheqin mes të mëdhenjve të historisë, Mbreti i historisë zgjedh rrugën e vogëlsisë. Asnjë nga të fuqishmit nuk e vëren atë, vetëm disa barinj, të zbritur në margjinat e jetës shoqërore. Për më tepër, Jezusi me përulësi e lejon veten të numërohet. Një ndër të shumtët. Ne nuk shohim një Perëndi të zemëruar që ndëshkon, por Zotin e mëshirshëm që mishërohet, që hyn në botë i dobët, i paraprirë nga pohimi: ‘Në tokë paqe për njerëzit’“, u shpreh Papa.

Këtu është çudia e Krishtlindjes”, – tregoi Ati i Shenjtë – “jo një përzierje e afeksioneve sakarine dhe rehatisë së kësaj bote, por butësia e paparë e Zotit që shpëton botën duke u mishëruar”.

Le të shikojmë fëmijën, le të shohim grazhdin e tij. le të shikojmë skenën e lindjes, të cilën engjëjt e quajnë “shenjë”, është në fakt sinjali zbulues i fytyrës së Zotit, i cili është dhembshuri dhe mëshirë, i plotfuqishëm gjithmonë dhe vetëm në dashuri.”/E.T

Të fundit

Evropa Perëndimore përjeton qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Qershori 2025 u regjistrua si muaji më i nxehtë ndonjëherë për Evropën Perëndimore, sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Koperniku. Temperaturat...

Dash Sula ‘thumbon’ Berishën: Bufi s’di të ikë, por as të ecë përpara!

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula ka thumbuar përmes një postimi në rrjetet sociale, kreun e PD Sali Berisha. Ndërsa ka publikuar një foto ku shfaqet me...

SPAK regjistron procedim penal për koncesionin e aeroportit të Vlorës

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka konfirmuar zyrtarisht se ka nisur hetimet për kontratën koncesionare të Aeroportit Ndërkombëtar të...

Paralajmëron Mitsotakis: Çdo emigrant që hyn ilegalisht në Greqi do të arrestohet

Greqia do të ndalojë për tre muaj të gjitha seancat dëgjimore për azil për emigrantët që mbërrijnë me anije nga Afrika e Veriut. Kështu...

VIDEO/ I vuri flakën banesës së hallës, arrestohet 24-vjeçari në Vlorë

Një 24-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi i vuri zjarrin banesës së hallës së tij për motive të dobëta. Ngjarja u shënua një...

Lajme të tjera

Web TV