Sa lloj qelizash ka në trurin tonë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Atlasi më i plotë i qelizave të trurit të njeriut ka identifikuar mbi 3000 lloje të ndryshme. Zbulimi do të ndihmojë në identifikimin e mutacioneve specifike që shkaktojnë sëmundje të tilla si Alzheimer ose Parkinson.

Truri është organi më kompleks dhe më misterioz që kemi dhe, për këtë arsye, studimi i tij vazhdon të na japë informacione të reja themelore për të zbuluar se si rritet dhe funksionon Studimi i fundit i rëndësishëm u krye nga një ekip studiuesish nga Instituti Karolinska (Suedi) – së bashku me shkencëtarë të tjerë nga qendra të ndryshme kërkimore në mbarë botën – të cilët hartuan për herë të parë të gjitha llojet e qelizave të pranishme në trurin e njeriut . 

Nga kjo hartë e re doli se ka më shumë se 3000 qeliza të trurit të njeriut, një numër shumë më i madh se sa pritej. Në fakt, neuronet nuk janë të gjithë njësoj, dhe shkencëtarët kanë kërkuar, për secilin lloj, cilat funksione kryejnë, duke karakterizuar proteinat ( dhe për rrjedhojë gjenet aktive në çdo lloj qelize).

MUTACIONET DHE SËMUNDJET. Deri më tani, korteksi cerebral ishte studiuar kryesisht, në të cilin ishin identifikuar “vetëm” rreth njëqind lloje qelizash. Tani, hulumtimi i ri ka zgjeruar fushën e hetimit në të gjithë trurin (rreth njëqind zona të studiuara). Kështu u kuptua, për shembull, se edhe zonat më arkaike nga ana evolucionare janë në realitet jashtëzakonisht komplekse.

Harta gjithnjë e më e detajuar e trurit të njeriut do të shërbejë gjithashtu për të kuptuar më mirë se cilat qeliza janë më të prekura nga mutacionet specifike që shkaktojnë sëmundje neurologjike si Alzheimer ose Parkinson .Përshtatur nga Fokus.it/O.S

Të fundit

“Dosjet Epstein”: Çfarë janë ato dhe pse mund ta fusin Trumpin në telashe

“Dosjet Epstein” kanë hyrë në përplasjen e pashembullt midis Elon Musk dhe Donald Trump. Miliarderi i Afrikës së Jugut, në...

Brooklyn Beckham “fsheh” tatuazhin për mamanë në mes të krizës familjare me prindërit

Brooklyn Beckham ka bërë një ndryshim të dukshëm në tatuazhet e tij, që për shumë mendohet si një “mesazh i heshtur” në mes të...

Restaurimi i Spaçit, reagon Ministria e Kulturës: Tymnajë e panevojshme

Në godinën e ish-burgut të Spaçit, monument kulture i kategorisë së dytë po kryhen disa ndërhyrje si pjesë e një projekti restaurimi të Institutit...

Tronditet tregu i aksioneve të Teslës: 152 miliardë dollarë të djegura në katër orë

Zgjati pothuajse një vit. Ishte 13 qershori i vitit 2024 kur, pak minuta pasi Trump ishte goditur nga një plumb në skenën e Butler,...

E dua grafitin në Paris, por “tagging” është një version vizual i “manspreading”

Më quani një “bobo” të shtresës së mesme, por arti i rrugës me frymëzim nuk ka asgjë të përbashkët me shkrimet e spërkatura që...

Lajme të tjera

Web TV