Rama: PD në betejë të verbër kundër drejtësisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët edhe në lidhje me jetën parlamentare që duhet theksuar se gjatë 2023-shit është shënuar nga përplasje në Kuvend.

Kreu i qeverisë tha se mazhoranca nuk ka gjë në dorë, por është pala tjetër që sipas tij është në konfuzion total dhe në një betejë të verbër kundër drejtësisë.

Sipas tij, Partia Demokratike është në një proces shpërbërjeje dhe do të vazhdojë kështu pasi nuk ka vizion dhe lidership.

 

“Sa i përket jetës parlamentare nuk di të them sepse në këtë rast nuk është pala jonë që kërkon ndonjë gjë apo ka në dorë ndonjë gjë, është pala tjetër që është në konfuzion total dhe që është në një betejë kundër drejtësisë, një betejë e verbër kundër drejtësisë. Në rast se palës tjetër do t’i hapen sytë atëherë mund të presim që të kemi dhe më shumë hapësirë për të pasur një komunikim më normal. Për më tepër kur them pala tjetër aty është një konfederatë palësh që bashkohet-ndahet, që nuk e merr vesh i pari të dytin kështu që është pjesë e konfuzionit. Nuk e di se si do të zhvillohet më tutje ngjarja në atë anë, por për mua nuk ka asnjë surprizë. Për mua është një proces shpërbërjeje, që nuk kthehet mbrapa duke bërë ngjitje artificiale copash të cilat nuk i lidh asgjë tjetër përveç interesit për karrige të individëve që i përbëjnë ato copa. Nuk ka asnjë vizion, nuk ka asnjë qëllim afat mesëm lëre më afatgjatë, nuk ka asnjë lloj lidershipi. Është një shpartallim që do vazhdojë sipas meje dhe më vjen keq për këtë”, tha Rama./O.S

Të fundit

Nuk keni vendosur ende universitetin? Zgjidhja quhet U-Albania

Nëse ende nuk keni vendosur për universitetin ku do të vijoni studimet e larta, keni edhe pak ditë kohë. Më...

Barcelona nxjerr në shitje për 15 mln euro “zbulimin e sezonit”

Edhe pse ka bërë disa largime këtë merkato, Barcelona sërish e ka të nevojshme për të bërë largime të tjera, me qëllim që të...

Policia operacion kundër zjarrvënësve në vend, arrestohen 12 persona

Gjatë 72 orëve të fundit, Policia e Shtetit në bashkëpunim me zjarrfikëset dhe forcat e Ministrisë së Mbrojtjes, ka arrestuar dhe proceduar 12 shtetas...

Konflikti në Vlorë, reagon Rama: Jo vetëm pezullim nga detyra…

Pas lajmit për pezullimin nga detyra të efektivit të Policisë së Shtetit në Dibër, Adrian Isufi i cili u përfshi në një konflikt të...

Banorët e fshatit Plan harrohen nga shteti, s’kanë si shkojnë në shtëpi

Rruga që të çon në fshatin Plan të Shkodrës, është tejet e dëmtuar dhe tërësisht jashtë standardeve. Për çdo ditë personat që janë të detyruar...

Lajme të tjera

Web TV