Ç’kuptim ka 31/12/2023 sipas numerlogjisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numerologjia është një praktikë që u jep kuptim shifrave dhe kombinimeve të veçanta. Dita e fundit e vitit, 31 dhjetori 2023 është veçanërisht intriguese, për disa arsye.

Hidhini një sy shifrave brenda datës. Kur shkruhet në stilin amerikan, data kthehet në 12/31/23 ose, 123123.

Çfarë do të thotë 123123?

Për të kuptuar këtë seri shifrash, le të zbërthejmë se çfarë do të thotë secila shifër në numerologji.

1- Është i lidhur me fillimet e reja. 2 – ka të bëjë me harmoninë, ekuilibrin dhe dashurinë. 3 – përfaqëson kreativitetin dhe vetë-shprehjen. Kur këto tre numra kombinohen, ato krijojnë një forcë të fuqishme për të bërë ndryshime pozitive në jetën tonë.

A është 123123 një numër engjëlli?

Numri 123123 mund të konsiderohet një numër engjëlli. Numrat e engjëjve janë numra të njëpasnjëshëm, si 111 ose 222, dhe mendohet se janë mesazhe nga engjëjt mbrojtës ose udhërrëfyes shpirtërorë. Mendoni për to si shenja që ju jeni në rrugën e duhur, ose se nuk jeni vetëm në udhëtimin tuaj.

Pse ka rëndësi që 123123 bie në ditën e fundit të vitit?

Kjo datë bie në natën e Vitit të Ri, një datë e lidhur me marrjen e vendimeve dhe ndryshimet e pritshme për vitin tjetër. Duke pasur parasysh rëndësinë numerologjike, fryma e fillimeve të reja do të jetë edhe më e fuqishme. Një koincidencë e tillë numrash nuk do të ndodhë më për njëqind vjet, ndaj çfarëdo që po krijohet tani është potencialisht e madhe.

Cila është numerologjia e vitit 2024?

Numri 2024 është një tetë, nëse përkthehet në numerologji. Tetë, sepse nëse shifrat brenda 2024-ës mblidhen shkojnë deri në numrin tetë dhe ky është numër i fuqishëm që lidhet me ndërtimin, projektet e reja, fuqizimin etj./E.Ç

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV