Fëmija vjell pasi pi qumështin e gjirit? Ja cila është arsyeja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sapo fëmija vjen në jetë prindërit i kaplon një shqetësim i madh për mënyrën e kujdesjes, nëse po kujdesen siç duhen apo jo. Ky shqetësim bëhet akoma dhe më i madh nëse fëmija i ardhur në jetë është i pari.

Një situatë që ngjall frikë dhe ankth është edhe kur fëmijët vjellin pasi kanë pirë gji ose gjatë kohës kur ata pijnë. Para se të mendojmë për zgjidhjet e mundshme, le të përpiqemi ta kuptojmë më mirë problemin.

Gjëja e parë që duhet të dini është të bëni dallimin mes refluksit nga vjellja: Me refluks do të kuptojmë kthimin mbrapsht në gojën e fëmijës të një pjese të ushqimit, pjesërisht të tretur, gjë e cila mund të ndodhë edhe pas 2-3 orësh nga pirja e qumështit. Nëse ndodh kështu nuk duhet të shqetësoheni pasi kjo është diçka normale për një laktant. Refluksi ndodh në mënyrë të papritur, pra fëmija nuk jep ndonjë shenjë vuajtje ashtu si mund të ndodhë në rast se do të jetë duke vjellë. Nëna në këtë rast duhet të kujdeset që të mos ndodhë asgjë gjatë nxjerrjes së ushqimit dhe ta mbajë fëmijën në pozicion vertikal.

E vjella jep shenja të tjera, të cilat shpesh mund të shoqërohen me diarre apo konstipacion. Gjatë këtij shqetësimi fëmija mund të qajë duke qënë se nuk ndihet mirë dhe mund të ndiejë edhe djegie stomaku. Të vjellat gjithashtu do të ndikojnë negativisht në rritjen e fëmijës si pasojë e humbjes së lëngjeve dhe substancave ushqyese, ndërsa refluksi nuk ndikon aspak në rritjen e fëmijës.

Nëse prindërit ndihen të frikësuar nga kjo situatë është mirë të flasin me mjekun. Zakonisht këto janë situata që zhduken me kalimin e kohës, pa lënë pasoja. Ka edhe shkaqe patologjike, ndër të cilat më të shpeshtat janë ato që rrjedhin nga infeksionet e zorrëve ose të urinës. Në këto raste një simptomë që është e lidhur me të vjellat është edhe prania e kapsllikut.

Lexo edhe :  E trishtë/ Mbyll sytë përgjithmonë aktorja e njohur

Gjithashtu mund të ndodhë që vjell gjatë ushqyerjes me gji. Nëse kjo gjë ndodh shpesh është mirë që të flisni me mjekun e familjes. Kur nënat i shohin që fëmijët e tyre ndihen keq ato duan që problemi i tyre të zgjidhet menjëherë. Shpesh zgjedhin të dëgjojnë nga eksperiencat e nënave të tjera, por që disa zgjidhje mund të jenë të mira për një grup të caktuar fëmijësh dhe të rrezikshme për të tjerë./E.Ç

Të fundit

Revista amerikane: Shqipëria mes destinacioneve më të mira evropiane për t’u vizituar

Nëse planifikoni të shkoni në Evropë këtë verë, por ende nuk keni vendosur plotësisht për një itinerar, ka të...

Zhvlerësimi i Euros thyen rekorde të reja këtë verë, pranë vlerës së 97.5 lekëve

Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut po thyen në ditët e fundit rekorde të reja historike. Sipas kursi zyrtar të këmbimit të Bankës së...

Rama promovon bukuritë e Linit: Një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë pamje të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetin social Facebook, duke publikuar një panoramë të bukur...

Klaudius Ptolemaios – Mjeshtri i Universit dhe rrënjët e një emri

Viti 90 pas Krishtit – Në qytetin e Aleksandrisë, atëherë pjesë e provincës romake të Egjiptit, lindi një nga mendjet më të ndritura të...

Parashikimi i motit/ Temperaturat pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius

Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e të nxehtit afrikan, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, ku sërish goditen...

Lajme të tjera

Web TV