Arrestohet gazetarja në Serbi, raportoi kushtet skandaloze në spital

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ana Lalic, gazetare e portalit Nova.rs është arrestuar të mërkurën nga policia nën akuzën e përhapjes së panikut. Lalic raportoi kushtet skandaloze në spitalin e Vojvodinës, ku po trajtohen edhe të infektuarit me COVID-19.

Edhe pse u la e lirë të enjten në mëngjes, kallëzim penal ndaj gazetares do të vazhdojë dhe asaj i janë sekuestruar telefoni me laptopin.

Gazetarja tregon se 6 policë iu shfaqën në apartament për ta arrestuar dhe se kishin kontrolluar në sendet e saj personale.

Ana Lalic publikoi një artikull ku rrëfeheshin të gjitha problematikat me të cilat përballet stafi mjekësor. Fakti se si mjekët dhe infermierët mund të përdorin vetëm një maskë për gjithë ditën, apo kur u duhet të punojnë në mungesë të ilaçeve dhe rrobave të përshtatshme për situatë pandemie.

Kjo situatë, raportonte gazetarja, ka krijuar edhe revoltë te disa mjekë që kanë refuzuar të shkojnë pranë pacientëve pasi nuk kishin maska, doreza dhe masa të tjera mbrojtëse.

Spitali i Vojvodinës i mohoi dëshmitë e gazetares dhe ndaj saj është bërë kallëzim penal.

Por shoqatat e gazetarëve në Serbi kanë denoncuar veprimet e autoriteteve dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetares. Edhe sekuestrimi i kompjuterit dhe celularit ka ngritur shqetësime te rrjeti i gazetarëve dhe opinioni publik, pasi policia po synon të zbulojë burimet e gazetares.

Shoqatat e gazetarëve në Serbi akuzojnë qeverinë se po përpiqet të kontrollojë çdo informacion mbi koronavirusin, duke fshehur situatën reale.

Kufizimet e marra në Evropën Juglindore, përfshirë Shqipërinë, për shkak të koronavirusit, janë shoqëruar me paralajmërimet e organizatave ndërkombëtare se mund të rrisin në mënyrë abuzive pushtetin e liderëve në pushtet.

Serbia ka aktualisht 1,140 persona të infektuar me COVID-19 dhe 31 persona që kanë ndërruar jetë.

Të fundit

Përse nuk mund të bëjmë ende telefonata gjatë kohës që udhëtojmë me avion?

Më 24 nëntor 2022, Komisioni Evropian i dha dritën jeshile përdorimit të pajisjeve me lidhje 5G në fluturimet e planifikuara. Ditët e...

Pesha e bujqësisë në ekonomi/ Denaj: Në 2024, eksportet në sasi janë rritur me 20 %

Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për bujqësinë dhe rolin e  saj në ekonomi....

Gripi i shpendëve, ministrja Denaj: E kemi situatën nën kontroll

“Për të shkuar drejt sigurisë ushqimore është bërë një punë kolosale”, kështu u shpreh ministrja Anila Denaj gjatë intervistës në emisionin “Real Story”. Gjithashtu gjatë...

Siguria ushqimore, a jemi gati për BE? Paralajmërimi i ministres Denaj

Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, foli për sigurinë ushqimore dhe për rastin e ngarkesave me mandarina, ku një pjesë e tyre janë kthyer mbrapsht nga...

Shorti i ‘Eurovision 2025’, ja kur do shfaqet Shqipëria në gjysmëfinale

Ditën e sotme u zhvillua një short në City Hall të Bazelit për të ndarë 31 vendet gjysmëfinaliste të ‘Eurovision 2025’ në dy netët...

Lajme të tjera

Web TV