10 Janar 1962 Peru, orteku vret 4.000 njerëz dhe shkatërron 9 qyteza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ortek i madh në shpatet e një vullkani të shuar, vret më shumë se 4.000 njerëz në Peru. Nëntë qyteza dhe 7 fshatra të vegjël u shkatërruan tërësisht. Mali vullkanor Huaskaran në Ande ka një lartësi mbi 6500 metrash mbi nivelin e detit.  Mbrëmjen e 10 janarit, kur shumica e njerëzve ishin mbledhur nëpër shtëpitë e tyre për të darkuar, një pjesë e një akullnaje gjigande u shkëput papritur nga mali, dhe u lëshua me shpejtësi poshtë luginës.

Blloku i akullit ishte sa madhësia e dy grataçielave, dhe sipas përllogarritjeve peshonte rreth 6 milionë tonë. Orteqet nuk qenë të pazakonta për zonën, dhe zakonisht dihej se nga momenti i dëgjimit të zhurmës së shkëputjes së akullit dhe ardhja e një orteku, njerëzit kishin 20-30 minuta kohë për t’u larguar me shpejtësi në një terren më të lartë.

Megjithatë, këtë herë, orteku përshkoi 15 km në vetëm 7 minuta. Qytetet Ranrahirka dhe Huaraskuko u varrosën nën 40 metra akull, baltë, pemë, gurë dhe mbeturina të tjera.  Vetëm një numër i vogël njerëzish në çdo qytezë mbijetuan. Akullnaja u ndal në lumin Santa, ku ndaloi rrjedhën e ujit, duke shkaktuar përmbytje në zonat e afërta.

Në total, rreth 4.000 njerëz humbën jetën në atë ortek. Disa trupa u transportuan  deri në Oqeanin Paqësor, 160 km larg. Të tjerë u varrosën nën kaq shumë copëra materialesh, sa që trupat e tyre nuk u gjetën kurrë. Ndërkohë 10.000 kafshë nëpër ferma u vranë, dhe miliona dollarë të korra u shkatërruan. Tetë vjet më vonë, një tërmet shkaktoi një tjetër ortek të tmerrshëm në të njëjtën zonë.

Kalendar

10 Janar 49 P.E.S- Jul Çezari kalon Rubikonin, duke sinjalizuar fillimin e luftës civile.

10 Janar 1863 – Hekurudha metropolitane, hekurudha më e vjetër nëntokësore në botë, hapet midis Pedingtonit dhe Ferringdonit në Londër.

Lexo edhe :  Plani amerikan për Libanin, Hezbollahu çarmatoset brenda vitit

10 Janar 1920 – Hyn në fuqi Marrëveshja e Versajës, duke i dhënë fund zyrtarisht Luftës së Parë Botërore.

10 Janar 1946 – Mbahet në Londër mbledhja e parë Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Në të u përfaqësuan 51 shtete.

10 Janar 1966 – Nënshkruhet Deklarata e Tashkentit, një marrëveshje paqeje midis Indisë dhe Pakistanit, që i dha fund Luftës Indo-Pakistaneze të vitit 1965.

10 Janar 1984 – Vatikani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rivendosin marrëdhëniet e plota diplomatike pas gati 117 vjetësh, duke përmbysur kësisoj vendimin e Kongresit amerikan të vitit 1867 për bllokimin e financimin publik për një të dërguar diplomatik në Selinë e Shenjtë.

Të fundit

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj,...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Shtëpia e Bardhë kërcënon të pastrehët me burgim

Me urdhër të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, trupat e Gardës Kombëtare kanë zënë pozicione në Uashington. Sipas Pentagonit, Trump ka mobilizuar gjithsej rreth...

Fermeri përdhunoi për dy dekada gruan dhe vajzën e mitur

Një ngjarje tronditëse raportohet se ka ndodhur në Zelandën e Re. Një fermer qumështi po përballet me çështjen në të cilën akuzohet për përdhunimin...

Trump e kërcënon Moskën me pasoja para takimit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një “takim i dytë i shpejtë” me Vladimir Putinin dhe Volodymyr Zelenskyn ka të ngjarë të pasojë...

Lajme të tjera

Web TV