Ngjarja e rëndë në vendin fqinj, zbardhet dëshmia e 50-vjeçarit shqiptar në polici

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një krim në familjen shqiptare në Greqi, u raportua nga mediat greke në orët e para të mëngjesit. Komuniteti i Volos është tronditur pas vrasjes së një 33-vjeçari nga dhëndri i tij.

Nga informacionet paraprake u theksuar se 50-vjeçari shqiptar ka vrarë kunatin e tij, pasi ka marrë vesh se ky i fundit i ka përdhunuar vajzën në moshën 9-vjeçare. Ngjarja e rëndë ka dalë në dritë, pasi theksohet se 33-vjeçari i ka shantazhuar vajzën nëpërmjet fotove dhe videove.

Pas një sherri të zhvilluar mes tyre, 50-vjeçari Fatmir Talellari e ka qëlluar me armë gjahu, të cilën e kishte me leje dhe më pas ka shkuar në komisariat.

“Jam unë ai që ju telefonova më herët. Kam vrarë një burrë. Kam vrarë njeriun që më helmoi fëmijën tim”, mësohet të ketë thënë ai.

Sipas informacioneve nga burime policore, 50-vjeçari ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës (9/1) vajza e tij 18-vjeçare ka treguar se 33- vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që pretendonte, e shantazhonte duke publikuar video dhe foto të akteve të tij të sëmura, duke i kërkuar shuma parash./e.t

Të fundit

Game Over për Galaktikët, Arsenal gjunjëzon Realin edhe në “Santiago Bernabeu”

Arsenali ka siguruar një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve, pasi ka eliminuar Real Madridin, duke mundur skuadrën...

Ronaldo propozon Georginën për martesë? Ky detaj e bëri rrjetin lëmsh

Georgina dhe Ronaldo janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kanë dy vajza së bashku, Alana Martina dhe Bella Esmeralda. Edhe pse...

Çfarë duhet të hani gjatë dhe pas marrjes së antibiotikëve

Disa ushqime mund të ndërveprojnë me antibiotikët, duke i bërë ato më pak efektive. Nga ana tjetër, është jetike për të rivendosur një ekuilibër...

Administrata e Trump lë në baltë Berishën, DASH injoron çështjen e “non gratës”

“Fox News” shkruan se i është drejtuar me një shkresë Departamentit të Shtetit mbi “hallin” e Berishës, por ata e kanë injoruar totalisht si...

“Meta e Berisha paratë i kanë jashtë”, avokati: Oferta e Berishës për LaCivita…

Avokati Idajet Beqiri u shpreh se kontrata e LaCivita është ende e panjohur. Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, u...

Lajme të tjera

Web TV