“Plasin” përleshjet dhe grabitjet/Ekuadori në prag të luftës civile, shpallet gjendje…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas vendimit të Presidentit Daniel Noboa për të dekretuar gjendjen e jashtëzakonshme dhe për t`i shpallur 22 banda kriminelësh si grupe terroriste, disa organizata të trafikut të drogës kanë nisur sulme shpaguese në të gjithë vendin. Kudo raportohen përleshje, plaçkitje në qendra tregtare dhe makina të djegura, cka nxiti dhe Perunë të urdhëronte dërgimin e menjëhershëm të forcave speciale të policisë në kufirin me Ekuadorin.

Më herët një grup personash të armatosur mësynë studio e një televizioni publik në qytetin e Guayaquil, dhe e gjithë ngjarja u transmetua live. Mësohet se 13 prej tyre tashmë janë prangosur nga policia. Ndërkohë, raportohet se disa oficerë të policisë janë marrë peng gjetkë dhe flitet për shpërthime në disa pjesë të ndryshme të vendit. Noboa, i cili e mori pushtetin në nëntor, është zotuar të ndalë dhunën e shkaktuar nga tregtia e drogës.

Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme 60 ditore erdhi si përgjigje ndaj dhunës në burgje, ku rojet u morën peng nga të burgosurit, si dhe pështjellimit që shkaktoi arratisja e papritur e liderit të grupit kriminal Los Choneros, Adolfo Macias, të dielën. Të paktën 10 vetë janë vrarë që nga e hëna në këtë vend. Qeveria pohoi se shpërthimi i dhunës është pasojë e planeve të Noboas për ta ndërtuar një burg të ri të sigurisë së lartë dhe për t’i zhvendosur atje liderët e burgosur të grupeve kriminale./O.S

Të fundit

Ndërkombëtaristë, lum qeveria që ju ka!

Nga Ylli Manjani Ndërkombëtaristët nuk më zhgënjejnë asnjëherë. More edhe kur thua që kopjimi i neneve të caktuara nga ligje...

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku disa prej tyre kanë marrë...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

Lajme të tjera

Web TV