Meghan & Harry u detyruan të kthenin mbrapsht dhuratat e dasmës me vlerë 8 milionë euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kanë kaluar mbi pesë vjet nga dasma madhështore e çiftit mbretëror Meghan dhe Harry! Një ceremoni e jashtëzakonshme që u mbajt në 19 maj të vitit 2018 në Windsor, teksa e gjithë ngjarja mori vëmendjen absolute mediatike, por jo vetëm! Të shumtë në numër ishin dashamirësit e çiftit mbretëror që ndoqën nga afër ditën e dasmës së Meghan dhe Harry, e që duket se vlerësuan çiftin jo vetëm me prezencën e tyre, por edhe me dhurata të ndryshme.

Jo vetëm njerëzit e zakonshëm, por edhe kompani të ndryshme nga e gjithë bota dërguan asokohe dhurata të ndryshme në adresë të çiftit të famshëm, por tani është bërë e ditur se këto dhurata janë kthyer mbrapsht me pretendimin e shkeljes së protokollit mbretëror.

Një nga arsyet e forta pas këtij vendimi është elementi i sigurisë, pasi anëtarët e familjes mbretërore nuk mund të pranojnë asnjë dhuratë nga njerëzit e zakonshëm apo kompani të ndryshme. Në vend të kësaj, sipas një deklarate zyrtare të dërguar para dasmës, dashamirësit që donin të dërgonin një dhuratë duhej ta bënin këtë duke e çuar në adresën e Pallatit Kensington, ku ishin zyrat e Harry dhe Meghan në atë kohë.

“Një tjetër arsye, është se ndihmësit e pallatit mbretëror duan të parandalojnë mundësinë që njerëzit apo kompanitë mund të shfrytëzojnë Meghan dhe Harry-n për reklama të produkteve apo shërbimeve të tyre përmes këtyre dhuratave për çiftin e famshëm,” cilëson The Mirror.

Shifra e dhuratave është marramendëse: gati 8 milionë euro.

Ky nuk është vetëm një rregull për Harry-n dhe Meghan, por një standard për të gjithë familjen mbretërore: asnjë anëtar nuk lejohet të pranojë dhurata që mund të shihen si reklama.

Lexo edhe :  Si ta dalloni nëse dikush po gënjen në vetëm 3 hapa

Parimi themelor që rregullon çështjen e dhuratave për anëtarët e familjes mbretërore është se ata nuk duhet të pranojnë asnjë çmim ose shërbim, që i vendos anëtarët e familjes mbretërore nën një detyrim ndaj donatorit, theksohet në udhëzimet zyrtare./E.Ç

Të fundit

Sot seancë plenare në Kuvend/ Në rend dite edhe ndryshimet në buxhetin e shtetit

Mbahet sot në orën 10:00 seanca e radhës plenare në Kuvend, e dyta pas zgjedhjeve të 11 majit. Në...

Këmbimi valutor / Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 85.5 lekë dhe do të shitet me 86.6 lekë. Euro do të...

ADN-ja nga varret e Majave zbulon sekrete që mund të ndryshojnë gjithçka që dimë

Një studim pionier po zbulon historinë gjenetike të qytetërimit klasik Maja, duke ofruar perspektiva të reja mbi origjinën e tyre, lëvizjet e popullsisë dhe...

Nga pista e ambicieve të Rinasit drejt terminalit të rinovuar të Veronës

Shënime udhëtimi Nga Leonard Veizi Me sa duket, e gjithë bota është në arnim e sipër. Qep e shqep. Para pak muajsh isha në Nju Jork....

Trump ndalon udhëtimet drejt SHBA për shtetasit nga 12 vende

Presidenti amerikan, Donald Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv të zgjeruar që ndalon plotësisht hyrjen në SHBA për shtetasit nga 12 vende dhe vendos...

Lajme të tjera

Web TV