Covid-19 i mori jetën infermieres, ja kush e infektoi 36-vjeçaren

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një infermiere që luftonte në vijën e parë me koronavirusin në Mbretërinë e Bashkuar ka vdekur pasi doli pozitive me Covid-19.

Areema Nasreen, 36-vjeç, u diagnostikua me virusin në fund të marsit pasi shfaqi simptoma si: kollë, temperaturë dhe dhimbje trupi.

Nëna e tre fëmijëve kishte punuar si infermiere për 16 vite. Ajo u vendos në një ventilator por fatkeqësisht ndërroi jetë orët e para të këtij mëngjesi.

Një i afërm i saj tha: Ajo ishte kaq pozitive dhe e përkushtuar në punën e saj si infermiere. Ajo ndërroi jetë duke bërë atë që e donte.

“Jam vërtet e trishtuar për pjesën tjetër të familjes, ajo ishte një person fantastik”, u shpreh një tjetër.

Motra e të ndjerës kur mori vesh që Nasreen u diagnostikua me Covid-19 tha: Motra ime që është një infermiere në vijën e parë dhe ndihmon gjithmonë kaq shumë, tani është infektuar me virusin. Ajo është sëmurë në një gjendje kritike, e vendosur në një ventilator dhe po lufton për jetën e saj.

‘Dua që të gjithë ta dinë se sa e rrezikshme është kjo. Motra ime është vetëm 36 vjeç dhe është normalisht e aftë dhe e shëndetshme. Temperatura nuk i bie dhe kolla e saj është aq e keqe sa i ndikoi në mushkëri.’

Areema kishte folur më parë për gëzimin që merr nga puna e saj si infermiere: ‘Unë thjesht kam dashur të jem në gjendje të kujdesem për njerëzit, veçanërisht ata që janë të moshuar dhe më të prekshëm.

“Unë qaj çdo mëngjes sepse jam aq e lumtur që kam realizuar përfundimisht ëndrrën time për t’u bërë infermiere”, tha ajo pak para se të vdiste./Fjala.al/Përshtati:Kamela Liko/Burimi:DailyMail

Të fundit

Skandali/ E dashura sekrete e ministrit të Mbrojtjes udhëton me avion luftarak

Ministri i ri i Mbrojtjes i Rusisë, Andrei Belousov, është në qendër të kritikave të ashpra, pasi dyshohet se...

Tenistja e re vritet nga babai i saj: Më tallnin fshatarët se na mbante me bukë!

Një teniste indiane është vrarë nga babai i saj, pasi ai ngacmohej nga bashkëfshatarët e tij, të cilët i thonin se po e mbante...

“Tërmeti” i Ramës

Nga Rajmonda Basha E premtja për kryeministrin Edi Rama nuk ishte thjesht një ditë pune: ishte një sinjal alarmi për çdo hallkë të pushtetit vendor. Takimi...

“Po këta të qeverisë kur do të ndërrohen?”/ Erion Braçe leksion Ramës

Deputeti socialist Erion Braçe, i ftuar në studion e “Çdo Kënd” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se është dakord me ndërrimin e...

Vazhdon rokada në Policinë e Shtetit/ Mes shefave të rinj dhe një grua

Edjona Dano është emëruar si shefja e re e Komisariatit të Policisë në Kuçovë, duke u bërë një nga gratë e para që merr...

Lajme të tjera

Web TV