Një psikolog shpjegon 5 llojet e martesave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Njësoj si individët që janë të ndryshëm, edhe lidhjet martesore janë të tilla! Në dukje të parë ngjan si një angazhim mes dy personave, por në fakt të gjitha martesat janë unike, të mbushura me ulje dhe ngritje, konflikte, zgjidhje dhe triumfe personale për çdo çift, etj.

Hulumtimet zbulojnë se martesat mund të kategorizohen në lloje të ndryshme dhe se çdo lloj ka të ngjarë të përjetojë nivele të ndryshme kënaqësie dhe pakënaqësie.

Sipas Mark Travers, psikolog në Cornell University, nisur nga problematikat deri te zgjidhjet dhe kënaqësitë, martesat kategorizohen në pesë lloje të ndryshme.

Ja për cilat bëhet fjalë:

-Çiftet e pakënaqura

Këto çifte janë më të rinj në moshë, më pak të arsimuar, shpesh me profesione jo shumë të kualifikuara. Ata përballen me pakënaqësi duke menduar për divorcin në shumicën e rasteve. Rrugëtimi i tyre karakterizohet nga martesa më të shkurtra dhe më shumë shanse drejt divorcit.

-Çiftet në konflikt

Pavarësisht sfidave të komunikimit, këto çifte shpesh kanë një konsensus mbi rolet në familje. Njësoj si edhe grupimi i parë, ata kanë probleme financiare që vijnë nga mungesa e arsimit të duhur dhe gjetja e një pune të pëlqyeshme. Ndonëse shpesh mendojnë për divorcin, ata janë elastikë në marrëdhënien e tyre.

-Çiftet tradicionale

Këto çifte e gjejnë përmbushjen te prindërimi. Më të rinj, në martesa më jetëgjata, më të arsimuar dhe me të ardhura më të larta, ata favorizojnë rolet tradicionale. Këto çifte ndahen më pak sepse kanë stabilitet dhe përkushtim ndaj martesës së tyre.

-Çifte në harmoni

Rezulton që këto çifte janë martuar në moshë më të hershme, nuk bëjnë shumë fëmijë, kanë arsimin dhe punën e duhur dhe janë në harmoni me shumicën e gjërave në jetën e tyre. Ndonëse burrat kanë të ardhura më të ulëta dhe gratë shpesh punojnë me kohë të plotë, divorci mbetet diçka e pazakontë në këtë kategori.

Lexo edhe :  “Nuk jemi në plazh!”/ Gazetaret sportive në qendër të kritikave për veshjet provokuese

-Çiftet e plotësuara

Në kulmin e kënaqësisë martesore, këto çifte kanë rezultatet më të larta në të gjitha fushat, duke “lundruar” me zgjuarsi në zgjidhjen e konflikteve. Më të arsimuar dhe më të qëndrueshëm ekonomikisht, ata shijojnë lumturinë martesore dhe aftësitë e forta të komunikimit. 86% e këtyre çifteve asnjëherë nuk e konsiderojnë divorcin, pothuajse të gjithë flasin për kënaqësi dhe asnjë nuk përballet me agoninë e ndarjes./E.Ç

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV