A është e vërtetë që uji hidraton lëkurën? Ja versionet e dermatologëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur bëhet fjalë për një lëkurë të shndritshme dhe të shëndetshme, duket se çdo personazh i famshëm dhe me ndikim gjithmonë ka të njëjtën këshillë: pini më shumë ujë sesa mendoni se duhet. Ekspertët e shëndetit do t’ju thonë se pirja e sasisë së mjaftueshme të ujit është hapi i parë për të investuar në pamjen tuaj.

“Kur jeni të hidratuar, nyjet lubrifikohen, lëkura ushqehet dhe gjëndrat e flokëve rriten në mënyrë të shëndetshme,” shprehet nutricionistja Kimberly Snyder, e cila punon me VIP-a si Reese Witherspoon dhe Kerry Washington.

Kjo ka kuptim. Në fund të fundit, nuk ka dyshim se pirja e mjaftueshme e ujit është thelbësore për ruajtjen e shëndetit dhe ne të gjithë e dimë se kur jemi të dehidratuar, nuk dukemi apo ndihemi mirë. Por, a është e vërtetë që pirja e një sasie me të madhe uji ndihmon në hidratimin e lëkurës?

Thuhet shpesh se uji është jetë dhe ne të gjithë nuk do të jetonim dot pa të. Jo vetëm që përbën pjesën më të madhe të vëllimit në trupin tonë, por shërben si një mjet për dërgimin e lëndëve ushqyese në qelizat tona dhe largimin e toksinave dhe mbetjeve të dëmshme. Ai gjithashtu ndihmon trupin tonë të mbajë një temperaturë normale, lubrifikon nyjet dhe mbron indet dhe organet e rëndësishme.

Miti i lëkurës së hidratuar nga uji: Fatkeqësisht, litrat shtesë të ujit nuk do të përkthehen automatikisht në të paturit e lëkurës së bukur dhe të shëndetshme. Ndikimi kryesor që ka hidratimi në pamjen e lëkurës është përmirësimi i qarkullimit të gjakut në lëkurë, duke i dhënë asaj lëndë ushqyese dhe oksigjen si dhe detoksifikimin e trupit.

Lexo edhe :  Brenda rezidencës mahnitëse ku gjithçka është prej ari (VIDEO)

Përveç ujit, nutricionistët dhe dermatologët thonë se ndikim kanë bazat e ushqimit të mirë, një gjumë i plotë si dhe konsumi i ujit. Rutina e plotë e kujdesit vetjak për lëkurën, kremrat, trajtimet, mbrojtja nga rrezet UV janë një tjetër qasje që duhet ta keni për të pasur një lëkurë plot shkëlqim.

Një dietë e shëndetshme dhe e ekuilibruar e mbushur me ushqime të pasura me antioksidantë si dhe yndyrna të shëndetshme ndikon në një lëkurë të bukur.
Pra, e kuptuat mirë! Nuk është vetëm uji!/E.Ç

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV