Operacioni për kapjen e besnikut të Vis Martinajt/ Gazetari zbardh detajet nga aksioni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Hoxha zbuloi në emisionin “Të Paekspozuarit”, se ditën e djeshme ka patur një aksion nga FNSH dhe Policia për kapjen e Eljo Hatos, një personazh që njihet si besnik i Ervis Martinajt.

Hoxha tha se operacioni ka dështuar dhe Hato nuk është lokalizuar. Gazetari deklaroi se autoritetet kanë frikë se Hato mund të hakmerret për atë që i ndodhi Ervis Martinajt, pasi ai është nga të paktët personazhe të rrethit të ngushtë të Martinajt që ka mbetur gjallë.

“Eljo Haton e kanë mbajtur nën vëzhgim dhe hetim.
Është edhe ai atentati i banakieres. Dyshimet janë që ai të ketë organizuar hakmarrje për atë që i kanë ndodhur Ervis Martinajt.  Dyshimet janë që ai ka kapacitetet për të organizuar një grup për tu përgjigjur për atë që i ndodhi Martinaj.

Operacioni i zhvilluar sot është mbajtur sekret. Është kryer nga FNSH dhe Policia, por ka dështuar. Është kryer kontrolloj në Shkodër në periferi. Nuk është gjetur aty edhe pse ka patur informacione.

Njerëz të afërt të tij pretendonin se gjatë përpjekjeve të policisë, për të rrethuar banesën, për të nxjerr jashtë kanë goditur edhe qentë e familjes. Por, nuk është bërë e mundur që ky person të kapet. Eljo Hato është ndër të paktët që ka mbijetuar nga rrethi i ngushtë që ka patur Martinaj. Ka dyshime që ai mund të synojë të organizojë goditje.

Dy nga ngjarjet ku janë goditur grupe kundërshtare të Martinajt, dyshohet si i përfshirë, qoftë si organizator apo pjesëmarrës, të ketë qenë edhe Eljo Hato.

Autoritetet nuk japin informacion për atë që ka ndodhur me Ervis Martinajn. As SPAK nuk e ka bërë dhe as prokuroria e Kurbinit, që heton për zhdukjen dhe rrëmbimin e Ervis Martinajt.

Lexo edhe :  Salianji me parti të re, plan serioz apo... porosi e doktorit?

Merremi ende me histori që nuk i dihet filli dhe fundi zyrtarisht. Edhe pse dihet pak a shumë cfarë ka ndodhur.

Operacioni i sotëm në Shkodër, ka synuar pikërisht këtë gjë, të kapë këtë person por ka dështuar”, tha ndër të tjera Hoxha.

Të fundit

Edi Rama falenderon çunat që çmontuan strukturën metalike të lokalit

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kryeministri Edi Rama ka falenderuar ata individë që i janë bindur urdhrit...

Shpëtuan të moshuarin që po digjej në shtëpi, Ilir Proda falenderon policinë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka falenderuar përmes një mesazhi punonjësit e policisë të cilët shpëtuan një të moshuar i...

Lapaj: Në 2 muajt e fundit kam refuzuar oferta nga PS

“Në dy muajt e fundit, mua më kanë ardhur oferta nga Partia Socialiste për mandatin. Nuk kam pranuar, i kam refuzuar totalisht”. Kështu u shpreh...

Djali i Joe Biden: Babait i dhanë ilaç gjumi para debatit me Trump

"I dhanë ilaç gjumi dhe ishe i lodhur". Kështu ka deklaruar djali i ish-Presidentit të SHBA, Joe Biden për debatin që i ati i...

“Lapaj dhe Shabani, t’ju jap një lëpirëse të dyve”

sh-deputeti Ralf Gjoni ka komentuar këtë mbrëmje në emisionin "Now" me Erla Mëhillin përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Lajme të tjera

Web TV