Rama tregon çdo ndodhë: Sanksione të forta për shkelësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije ditën e sotme se do të ketë disa lehtësime në lëvizje, ndonëse e thekson se lirimi i  këtyre masave do jetë me pikatore, pra shumë i vogël.

Rama ka thënë se për të bërë një lehtësim të tillë, duhet që në të njëjtën kohë të vendosen edhe sanksione shumë të forta.

Gjatë një komunikim live në “Facebook”, kreu i qeverisë theksoi se nëse personave që do u lejohet të qarkullojnë me automjete për të shkuar në punë, do i përdorin makinat për funksione të tjera do e paguajnë shtrenjtë këtë shkelje.

“Ne pa diskutim që bazuar mbi këtë ecuri pozitive kemi mundësinë të mendojmë për të liruar me pikatore disa masa, shkallë-shkallë, për të lehtësuar psikologjikisht në radhë të parë jetën tuaj, jetën tonë të përbashkët, por nuk kemi të drejtë dhe kemi detyrimin të mos hedhim hapa të nxituar.

Ndërkohë dua t’u them se nëse do të zgjedhim të fillojmë me disa lehtësime patjetër që duhet të bëjmë edhe disa shtrëngime, se do jemi më të rrezikuar nga ata që nuk duan të dëgjojnë e të kuptojnë që shfaqen aty këtu duke kërcënuar të kthehen në bomba.

Ajo që po konsiderojmë është që duke lehtësuar, fjala vjen fashën orare apo lëvizjen me automjet për punë të të gjithë atyre që janë në një punë që sot lejohet e që nuk e kanë të mundur të lëvizin të gjithë me automjetin e tyre privat, duhet të rrisim sanksionet për ata që do e shkelin hapësirën e kufizuar të lirisë, e duhet të shkojmë ndoshta deri në heqje lirie për dikë që nëse merr një automjet për të shkuar në punë, e përdor automjetin e tij privat për të transportuar njerëz të tjerë. Kjo është në diskutim intensiv në shtabin tonë dhe duke dëgjuar me vëmendje ekspertët, të cilët pas këtij bashkëbisedimi do të kem një diskutim të gjerë dhe të gjatë”,-deklaroi Rama./Fjala.al/

Të fundit

Rreth 7.5 mln euro!/ Celibashi zbulon sa është kostoja e votës së diasporës

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë me gazetarët ka zbuluar se sa është kostoja e votës së diasporës. "Kosto e...

Humb fëmija 10 vjeç në Elbasan, doli nga shkolla, por nuk u kthye në shtëpi

Humb fëmija 10 vjeç në Elbasan, doli nga shkolla, por nuk u kthye në shtëpi. Del nga shkolla, humb fëmija 10 vjeç. Prindërit të shqetësuar....

Dosja “5D”/ Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë

Seanca në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë është shturë për datën 12 mars. Shkak është bërë mungesa e tagrit ligjor të...

Prenotimet në Durrës, 7-8 marsi më pak rezervime se viti i kaluar

7 marsi përveç festimeve tradicionale në shkolla, ku nxënësit me tufa me lule dhe dhurata u shprehin mirënjohjen mësuesve të tyre ka edhe anën...

Gra dhe mësuese frymëzuese/ Sevasti e Parashqevi Qiriazi, motrat që thyen tabutë e kohës

Teuta Toska, pedagoge e gjuhësisë në Universiteti ‘Aleksandër Xhuvani’ në Elbasan, vjen në një rrëfim në “Pas Mesnatë’ në ABC News. Një prej figurave të...

Lajme të tjera

Web TV