Schwarzenegger pagoi një gjobë prej 35,000 euro për një orë 26,000 euro

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktori Arnold Schwarzenegger është ndaluar në aeroportin e Mynihut për shkak se nuk ka deklaruar në doganë një orë të shtrenjtë “Audemars Piguet”, edhe për këtë arsye është dashur të paguajë një gjobë prej 35 mijë eurosh.

Mediat gjermane raportuan më herët se zyrtarët e doganës kishin gjetur një orë luksoze në valixhen e Schwarzenegger-it, e cila kishte mbërritur me një fluturim nga Los Angeles.

Më pas aktori u mor mënjanë dhe u mbajt në aeroport për tre orë. “Bild” shkruan se Schwarzenegger-it është dashur të paguajë gjysmën e gjobës me para në dorë, por duke qenë se nuk ka pasur me vete 17 mijë e 500 euro, zyrtarët e aeroportit e kanë shoqëruar në bankë për të tërhequr paratë, ndërsa pjesën tjetër e ka paguar me kartë.

Ora që ai mbante, “Audemars Piguet”, i përket kompanive “të mëdha” që prodhojnë orat, me çmime fillestare për copë nga 17 mijë dollarë deri në 100 mijë dollarë, sipas Metro britanike.

Kur u pyet nga Bild, Schwarzenegger tha se orën e kishte marrë në samitin e klimës në Kitzbuhel dhe se donte ta dhuronte për qëllime humanitare, duke shtuar se çmimi i orës është rreth 20 mijë euro, megjithatë dogana gjermane e vlerësoi atë në 26 mijë./E.Ç

Të fundit

Shqiptarët ndihen më të pasigurtit ekonomikisht në Rajon

Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) me 6 mijë qytetarë që synon të masë perceptimin për sigurinë...

Miratohet bonusi për familjet në nevojë! Kush përfiton dhe sa do jetë shuma

Qeveria ka miratuar ditën e sotme vendimin për shpërndarjen e një bonusi për familjet në nevojë në vend, për festat e fundvitit. Lajmin e ka...

Spiropali siç nuk e keni parë më parë! Kryeparlamentarja ia merr Valles së Tropojës

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali organizoi pritjen e fundvitit me drejtuesit e medias, gazetarët dhe punonjësit e Parlamentit në Pallatin e Brigadave. Pas fjalës, Spiropali...

E PAPRITUR/ Kush u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP 4”?

Një e papritur ka ndodhur në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4” Një e papritur ka ndodhur në shtëpinë më të...

Magjia e dritave në qytetin e një mbi një dritareve, Rama ndan pamjet nga Berati

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë dje në rrjetet sociale, pamjet e “Mangalem’s Shades”, një festival muzikor dritash dhe ngjyrash që tashmë po kthehet në...

Lajme të tjera

Web TV