Gjykata lë në burg Artur Zhgjunin, familja: S`ka asnjë akuzë në Itali!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Gjykata e Laçit e ka lënë në burg Artur Zgjunin. Babai i tre fëmijëve është njohur ditën e sotme me masën e sigurisë pas arrestimit të tri ditëve më parë në shtëpinë e tij në Mamurras. Ai ka mohuar të gjitha akuzat bashkë me mbrojtësin e tij ligjor. Ata kanë paraqitur fakte e dokumente në gjykatë se asnjë vepër penale nuk është në emrin e tij në Itali ndërkohë që prokuroria e Kurbinit nuk ka asnjë provë për asnjë prej tri akuzave që janë të dokumentuara sipas tyre ndër vite.

Perlat Koçillari, avokati mbrojtës i Zhgjunit e ka kundërshtuar akuzën në të gjitha pretendimet e saj ndërkohë që i ka thënë gjyqtarit se do ta apelonte masën e arrestit me burg pa afat për klientin e tij. Artur Zhgjuni, që sipas policisë e ka mbiemrin Jakupi u arrestua mëngjesin e së mërkurës në shtëpinë e tij ndërkohë që u tha se ishte marrë informacion në rrugë jozyrtare për vendndodhjen e tij.

Zhgjuni, sipas policisë, është i akuzuar në Itali dhe në Shqipëri për një mori akuzash ndërsa, në fakt, njëherë edhe ka rrezikuar jetën pasi policia ka lëshuar plumba mbi mjetin e tij, brend atë cilit kishte edhe katër fëmijë. Megjithatë do të jetë 40-vjeçari i prangosur, mbrojtësi i tij në Shqipëri dhe ai në Itali që do të përballen me ‘malin’ e akuzave që janë ngritur mbi të.

Policia dhe prokuroria

“Godull” e ka quajtur policia operacionin për prangosjen e tij. Me këtë emër janë koduar edhe dy operacione të tjera që lidhen me trafikun e drogës në drejtim të Italisë, po që në fakt Zgjuni nuk është hetuar dhe as akuzar asnjëherë për këtë vepër penale. Nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e përfshirjes në këtë operacion emrin e 40-vjeçarit, por sipas të dhënave që vijnë nga familja e tij, djali i tyre nuk ka asnjë detyrim në shtetin italian.

Lexo edhe :  Inceneratori i Tiranës, seanca për të pandehurit shtyhet për në 31 janar

Madje ai është dënuar me indicie pa qenë fare i pranishëm në vendin ku ata pretendojnë se është kryer vepra penale, akuza të cilat të gjitha kanë rënë. Por, sipas tyre shpejt do të vijnë dokumentet me të cilat do të vërtetohet se s’ka asnjë akuzë ndaj tij atje ndërkohë policia e Shtetit thotë se Zhgjuni është arrestuar për shkak se ndaj tij ekziston prej shumë vitesh një urdhër-arrest ndërkombëtar.

Burimet policore treguan se ndaj tij edhe policia dhe prokuroria e Kurbinit kanë një sërë akuzash të ngritura. Askush nuk di të thotë se përse është arrestuar kaq vonë i shumëkërkuari i tyre, pasi sipas të dhënave ai ka jetuar normalisht në Shqipëri po iu fshehur asnjë ditë policisë që pas asaj ‘prite’ arrestimi që i bënë para 4 vitesh në zonën e Adriatikut!

 

Të fundit

Netanyahu uron Trump: Ditë më të mira të aleancës tonë do të vijnë

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka uruar sot presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump, duke parashikuar se “ditët më...

“Nuk mund të fle, jam e trembur”, blogerja shfaqet mes lotësh pas mbylljes së TikTok

Alix Earle, blogerja dhe influencuesja amerikane, ka shprehur mërzitjen dhe shqetësimin e saj pas njoftimit për ndalimin e TikTok në Shtetet e Bashkuara. Earle,...

Vendet me ndotjen më vdekjeprurëse të ajrit në Europë, ja ku renditet Shqipëria

Vdekjet nga ndotja e ajrit kanë rënë në Bashkimin Europian, por shkalla e vdekshmërisë ishte më e lartë në Bullgari, Poloni dhe Hungari. Ndotja e...

Ambasadori shqiptar flet pas ceremonisë së Tump: Presim të vijojmë punën mes dy vendeve

Donald Tramp u betua sot më 20 Janar si Presidenti i 47-të amerikan dhe lista e të ftuarve ka qenë e gjatë. Mes tyre...

VIDEO/ Moment komik gjatë betimit të Trump, kapelja e Melanias pengon puthjen

Donald Trump u betua si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, por një video e bërë virale ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve,...

Lajme të tjera

Web TV